Si po ecën punësimi? Ja bizneset që kanë vende të lira pune

Rreth 61,391 vende të lira pune janë siguruar gjatë vitit 2018 nga bizneset që operojnë në vend. Por cilët aktivitete ekonomike ofrojnë më shumë punësueshmeri dhe që janë një lloj orientimi për të rinjtë që duan të vendosin për arsimimin e tyre? Referuar të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, industria përpunuese aktualisht qëndron në krye të listës për punësueshmëri dhe për vende vakante pune, duke zënë rreth 46 për qind të tregut.

Më pas renditet informacioni dhe komunikacioni, me 9 për qind, sektor që ka kërkesë të lartë, duke iu përgjigjur edhe tendencave të kohës e zhvillimeve të vrullshme digjitale. Po ashtu, sektorë që ofrojnë punësueshmëri janë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor; shërbimet administrative  dhe mbështetëse dhe ndërtimi, përkatësisht 8 për qind secili.

Ndërsa më pak vende të lira pune në vend, ofron fusha e arsimit dhe bujqësia, pyjet e peshkimi me 1 për qind.  Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të‘2018, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 64,781 Punëkërkues të Papunë nga 83,497 që ishin në fund të‘2017. Në total janë punësuar 34,669 punëkërkues të papunë .

/ SCAN

SHKARKO APP