Si preferojnë të udhëtojnë shqiptarët, Instat: Rreth 850 mijë shqiptarë kanë fluturuar në janar – prill 2019!

Rreth 850 mijë shqiptarë kanë zgjedhur linjat ajrore për udhëtuar jashtë vendit në periudhën janar-prill 2019.

Referuar të dhënave të transportit të publikuara nga INSTAT, krahasuar me periudhën janar – prill 2018, numri i pasagjerëve që kanë përdorur linjat ajrore si mënyrë transporti është rritur me 10 %.

Përgjatë periudhës janar – shkurt 2019, numri i pasagjerëve të linjave ajrore është 849.797, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2018 ky numër ishte 772.519.

Transporti detar ka ndjerë gjithashtu një rritje të konsiderueshme me rreth 30 %, krahasuar me periudhën janar – prill 2018.

Numri i pasagjerëve që kanë përdorur transportin detar në katërmujorin e parë të vitit 2019 është 227.298, ndërsa për po të njëjtën periudhë të vitit 2018, ky numër ka qenë 207.341

Nga ana tjetër, transporti hekurudhor po shkon drejt “zhdukjes”. Për katërmujorin e parë të 2019, numri i pasagjerëve që ka përdorur transportin hekurudhor është 15.931, duke u ulur me 11.4 % nga e njëjta periudhë e vitit 2018.

SHKARKO APP