Si ta përgatisni në shtëpi shurupin për të trajtuar kollën
Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë. Xhenxhefili është ndoshta një nga erëzat më të përdorura në botë sepse gjallëron çdo pjatë apo gatim. Shija e tij zbut edhe njerëzit më tekanjozë me ushqimin. Xhenxhefili është një nga erëzat më të njohura. Është i mbushur me ushqyes dhe përbërës bioaktivë që i japin organizmit shëndet të mirë.
Kjo bimë është përdorur prej më shumë se 2000 vitesh si një instrument i rëndësishëm në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve. Xhenxhefili forcon shëndetin e kockave dhe zbut dhimbjet e kyçeve. Por studimet, kanë treguar se xhenxhefili dhe shurupi i tij është shumë më efikas se antibiotikët kundër infeksioneve të stafilokokut. Shurupi i xhenxhefilit është rekomanduar kundër sëmundjeve dhe infeksioneve të çdo grupmoshe.
Ai ka një efekt qetësues ndaj simptomave dhe kundërpërgjigjeve emergjente të trupit ndaj qelizave të dëmtuara në organizëm. Qelizat e bardha kanë një rol rregullator dhe mbrojtës, ndërkohë që xhenxhefili shërben si pengesë kundër lipideve që nxisin ethet, dhimbjet e kokës dhe kontraktimet muskulare. Shurupi i xhenxhefilit është efikas për tretjen dhe kundër të vjellave, por lufton edhe inflamacionin, kontraktimet muskulare e të tjerë. Ai stimulon qarkullimin e gjakut dhe oreksin. Receta e shurupit që sugjerohet nga shërben si një kurë ideale kundër të vjellave, dhimbjeve të stomakut, të ftohtit, kollës dhe shumë më tepër.
Përbërësit
225 gramë xhenxhefil të freskët ose 2 zhardhokë të gjatë rreth 25 centimetra.
1 filxhan me sheqer
2 gota me ujë
1 filxhan me mjaltë
Udhëzimet
Qërojeni xhenxhefilin dhe ndajeni në forma të holla rrethore. Ziejeni ujin bashkë me sheqerin në një tenxhere. Më pas shtoni fetat e xhenxhefilit dhe lërini të ziejnë sërish. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 30 minuta. Shurupin kullojeni duke përdorur një napë. Shtrydhni edhe masën e zjerë të xhenxhefilit dhe më pas hidheni.
Shurupin hidheni në një shishe të mbyllur hermetikisht dhe mbajeni në frigorifer. Shurupin mund ta konsumoni duke e shtuar në lëngje frutash, qumësht, çaj, akullore, panine, tërshërë, sallata ose fruta./AgroWeb