Si të flasim me punonjësit rreth performancës së tyre në punë?!

Në çdo kompani bisedat e performancës trajtohen si një domosdoshmëri e dhimbshme apo si një punë e pashmangshme që është e pakëndshme si për menaxherët ashtu edhe për punonjësit. Por është mjaft e rëndësishme të kuptojmë se kur bisedat e performancës përmirësohen, çdo ndërveprim ndërmjet një udhëheqësi dhe një punonjësi bëhet një mundësi për të frymëzuar të mësuarit, rritjen dhe përpjekjen për të arritur rezultate akoma dhe më të mira.

Bisedat e performancës bazohen në gjashtë kategori kryesore: vendosja e qëllimeve, reagimet, kontrollet, fundi i vitit, kompensimi dhe karriera. Secila prej këtyre pikave kërkon një komunikim specifik, pasi arsyeja kryesore pse bisedat e performancës janë aq të paefektshme është se ata janë gjithmonë të frikshme.

Kur udhëheqësit flasin me punonjësit për performancën e tyre, është e lehtë të nxitet një “gjendje kërcënimi” në tru që pengon aftësinë për të menduar qartë.

Mënyra më efikase për të përmirësuar bisedat e performancës, është minimizimi i kërcënimit. Studimet sugjerojnë se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është ndërtimi i një “kulture të feedback”, në të cilën punonjësit duhet t’i kërkojnë menaxherëve të tyre komente rreth performancës së tyre dhe jo të presin që ta marrin atë në një mbledhje zyrtare.

Nuk ka asgjë më demotivuese për punonjësit sesa të bëjnë biseda rreth performancës së tyre dhe të ndjehen nën presion. Përkundrazi, drejtuesit duhet t’u ndihmojnë punonjësve të mësojnë më shpejt, të bëhen më elastike dhe të shohin gabimet e tyre si mundësi për përmirësim. Jo vetëm që kjo i bën punonjësit të ndjehen të vlerësuar, por edhe nxit dhe krijimtarinë, e cila sjell inovacionin.

Mënyra më e mirë për të rritur angazhimin e punonjësve është përmirësimi i cilësisë së bisedave.

/ SCAN

SHKARKO APP