Si të hiqni tulet anësore me ushtrime dhe dietë ushqimore

Dëshironi një bel të hollë e të tonifikuar? Nuk jeni të kënaqur me tulet anësore të belit tuaj?

Nëse pyesni trajnerët personal të fitness, diçka është e sigurt, pjesa e padëshirueshme anësore e belit nuk mund të hiqet vetëm me ushtrime.

Nuk ka asnjë formulë magjike që ta zhdukë plotësisht këtë zonë. Përkrah ushtrimeve fizike duhet një dietë intensive, përndryshe asgjë nuk ka efekt.

Pjesët anësore të belit ose siç njihen “Love handles” janë shumë kokëfortë dhe nuk hiqen kollaj.

Kjo është më e vështirë për meshkujt se sa tek femrat. Një prej trajnerëve më të mirë të fitness-it, i cili stërvit dhe aktorët e Hollyëood, tregon disa mënyra se si mund të biesh në peshë.

Gunnar Peterson thotë se dieta është esenciale por ajo duhet të “shkrihet” dhe me ushtrime si vrap, sprint dhe çfarëdolloj ushtrimi tjetër që përfshin cardio.

Ai gjithashtu thekson se këto ushtrime duhen mbyllur brenda një harku kohor të shkurtër në mënyrë që të kenë efektivitet më të madh.

Dy ushtrimet më të mira që ndihmojnë në heqjen e pjesës anësore të belit janë “side planks” dhe “bicycle”.

Side plank: Duhet të shtriheni në anësore dhe të ngrini trupin tuaj nga toka, duke u mbështetur në parakrah. Më pas duhet të siguroheni që trupi juaj të qëndrojë i drejtë pa përthyerje. Mbani këtë pozicion për 30 sekonda deri në 1 minutë e gjysmë sipas mundësive. Më pas ndërroni krah dhe përsëriteni këtë ushtrim për 3-5 herë.

Biçikleta: Shtrihuni me shpinë dhe dhe përthyni gjunjët në pozicion 90 gradë. Duart vendosin pas koke. Shtrini këmbën e majtë në tokë, ndërkohë që me bryl, kapni gjurin e djathtë që është e ngritur. Më pas përsëriteni këtë ushtrim nga ana e kundërt. Sygjerohet që të bëni 15 deri në 20 përthyerje dhe ta përsërisni këtë ushtrim rreth 5 herë.

Këto dy ushtrime do t’ju ndihmojnë shumë për të rritur metabolizmin tuaj në mënyrë që të digjni më shumë kalori.

SHKARKO APP