Si të jeni të domosdoshëm në punë? Ja shembulli i Elon Musk

Në librin e saj mbi suksesin e Elon Musk, Ashlee Vance ka publikuar një ngjarje se si ai ndërpreu marrëdhëniet e punës me sekretaren e tij  të hershme. Sipas Vance, sekretarja e tij Mary Beth Brown, kërkoi për një rritje të konsiderueshme page pas 12 vitesh punë në kompani. Si përgjigje, Musk i tha Brown të merrte dy javë leje, kohë gjatë të cilës ai do të merrte përgjegjësitë e saja dhe të shihte nëse ajo ishte e domosdoshme në suksesin e tij apo jo. Pas kësaj periudhe Musk i tha sekretares së tij që nuk kishte më nevojë për të, por i propozoi asaj një pozicion tjetër në korporatë, ofertë e cila nuk u pranua nga Brown. Shembulli është paksa ekstrem por është një mësim i fortë për të ditur se sa të vlefshëm jeni në kompaninë ku punoni.

Sipas ekspertes ndërkombëtare mbi vendin e punës ekzistojnë disa strategji për të matur vlerën e tuaj në vendin e punës përpara se dikush tjetër ta bëjë këtë për ju.  Së pari, tha Taylor, ju duhet të kryeni një “auditim” të përgjegjësive tuaja. Merrni 15 minuta një ditë për të menduar se për çfarë po punoni saktësisht. Mbi të gjitha, “ju kërkoni që shefi juaj të ketë nevojë për ju, jo vetëm t’iu ketë në bord. Pra, konsideroni se çfarë e bën shefin tuaj të suksesshëm dhe si mund të ndikoni ju në këtë,” tha ajo. “Një taktikë është që të pyesni shefin tuaj nëse jeni duke shtuar vlerë të mjaftueshme për organizatën, duke evituar kështu që të prisni rezultatet e ardhshme të performancës suaj në punë,” u shpreh ekspertja.

Ejani të përgatitur me shembuj specifik se si mund të ndihmoni. Për shembull, nëse shefi juaj është duke punuar në një projekt të vështirë, dhe ju dispononi eksperiencë të fortë kërkimore nga puna juaj e kaluar çka mund të jetë një pasuri për këtë projekt. Pra ajo çfarë është esenciale është të qenurit pjesë integrale e suksesit të shefit tuaj  dhe kompanisë. Çfarë ndodh pas kësaj është jashtë kontrollit tuaj. “Askush nuk është i domosdoshëm,” tha Taylor. “Është vetëm fakti se deri në çmasë jeni të vështirë për t’u zëvendësuar“.

Burimi: Fortune

SHKARKO APP