Si të kursej nëse blej gjithë gjërat që dua?

“Erdhi fundi i muajit bashkë me ditën e bekuar. Rroga u mor. Po tani ç’të bëj më parë?”. Kjo është pak a shumë një situatë që përsëritet. Shumë njerëz fillojnë stresohen kur vjen puna tek menaxhimi i buxhetit, por gjithnjë e ka një zgjidhje. Mjafton, që me zgjuarësi të ndjekim disa rregulla dhe jo vetëm që do të blejmë çfarë duam dhe na duhet, por në fund të muajit do të kemi kursyer si kurrë më parë.

1. Metoda 20/80

Sipas këtij plani ju fillimisht duhet të paguani kreditë dhe çdo detyrim tjetër mujor. 20% të rrogës ruajni diku dhe ndajeni mendjen që këtë shumë parash nuk mund ta shpenzoni kurrsesi. 80% tjetër, është i gjithi i juaji.

2. Metoda 60/10/10/10/10

Kjo metodë funksionon kështu:

60% të parave duhet të shkojnë për shpenzimet kryesore. (Ushqime, transporti, veshje)

10% zëre se nuk i ke fare, pra kurseje

10% shpezojini për blerje me vlerë, afatgjata (një makinë apo diçka për shtëpinë)

10% shpenzime që s’i bën çdo muaj (Rregullim makine, një vizitë e papritur tek mjeku, një dhuratë e shtrenjtë.)

10% tjetër, kushtojani argëtimit

3. Metoda e 10%

Kjo metodë është më e thjeshtë. Nga gjithë rroga, mjafton të kurseni 10%  e saj.  Një shumë e tillë s’do të ndikojë aspak në nivelin e jetës suaj.

4. Metoda “e gjysmave”

Ky plan konsiston në përgjysmimine parave në 2 pjesë: pjesa e parë shkon në shpenzimin e gjërave të përditshme, kurse tjetrën në bankë. Pra mbani në kuletë çfarë ju duhet në përditshmëri dhe kur cash u zhduk papritur, kujtoni bankën.

SHKARKO APP