Si të luftojmë stresin në periudhën pas diplomimit?! Disa këshilla sesi mund të punësohemi më shpejt

Periudha pas diplomimit është sa e bukur aq edhe stresuese , pasi luftojmë çdo ditë për të zënë një vend në tregun e punës. Në fakt, një studim i lumturisë dhe mirëqenies i botuar në vitin 2015 nga Universiteti i Kalifornisë, Berkely raportoi se mbi 47% e studentëve pranuan të luftojnë me depresion pas diplomimit. Ata cituan se besimi i studentëve të diplomuar rreth perspektivave të tyre të karrierës në përgjithësi, janë parashikuesit më të mirë të mirëqenies së tyre. Por, shpeshherë në universitet mësojmë gjithçka, përveç faktit sesi mund të jemi të denjë për tu futur në tregun e punës, dhe mbi të gjitha sesi t’i mbijetojmë kësaj periudhe.

Megjithatë, e ardhmja nuk është aq e zymtë sa mund të shfaqet dhe nëse jeni duke e përjetuar këtë moment, në këtë shkrim ju japim disa këshilla për ta bërë këtë përiudhë sa më emocionuese dhe më pak stresuese apo të frikshme.

Së pari, ju rekomandojmë të merrni përvojë menaxheriale kudo që të mundeni. Në fakt, puna në industrinë e shërbimit luan një rol kyç në suksesin tuaj në të ardhmen. Mund të jetë një vend që ju mundëson që të merrni më shpejt një rol më menaxherial nëse demonstroni aftësinë për të qenë të besueshëm dhe për të përballuar presionin.

Së dyti, është mjaft e rëndësishme të luftoni pasiguritë që keni. Duke qenë në një moshë të re, keni luksin të jetoni jetën në një mënyre eskploruese. Kjo nënkupton faktin, që derisa të jeni 100% të sigurt se çfarë dhe ku dëshironi të punoni, mund të eksperimentoni në lloje të ndryshme punësh, nëse ju jepet mundësia. Jo vetëm që do përfitoni eksperiencë, por do ju ndihmojë të rriteni akoma dhe më shpejt në tregun e punës.

Së fundmi, ia vlen të theksojmë se ideja që pas diplomimit mbaron dhe cikli i udhëtimit edukativ, atëherë e keni gabim. Në shumicën e rasteve, përvoja akademike, nuk është e mjaftueshme për të qenë të ‘përzgjedhurit’ e tregut të punës. Mund të ndiqni trajnime por dhe praktika të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm për të pasuruar CV tuaj, por dhe për t’u aftësuar dhe më shumë në fushën tuaj.

Gjatë kësaj kohe, ju mund të merrni në konsideratë angazhimin tuaj në një biznes. Por të kesh një mendim biznesi, do të thotë të arrish të krijosh botën ku dëshiron të punosh, vetëm duke ndjekur një planprogram paraprak. Në biznes, duke bërë atë që njerëzit kërkojnë nuk është formula ideale. Nëse ju jeni mjaftueshëm krijues dhe inovator, shumë kompani mund të paguajnë shumë për t’ju pasur pjesë të stafit. Pra, mjafton që ju të propozoni ide të reja më prespektivë, apo rekomandime për të përmirësuar biznesin ku synoni të punoni.

SHKARKO APP