Si të përballosh ankthin gjatë krizës së koronavirusit

Pandemia e koronavirusit ka transformuar jetën e njerëzve në gjithë botën. Në shumë vende, shkollat dhe bizneset janë mbyllur. Familjet janë ndarë. Njerëzit druhen se mund të infektohen dhe shqetësohen se të afërmit e tyre mund të sëmuren dhe vdesin. Pandemia shkakton një ankth të madh. Por ka mënyra për të luftuar stresin.

Raftet e zbrazëta në dyqanet e ushqimeve ishin një nga shenjat e para se koronavirusi po përhapej në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët filluan të grumbullojnë më shumë ushqime dhe artikuj nga ç’kishin nevojë.

Kur mekanizmi për t’u përballur me kriza, mbingarkohet, njerëzit përpiqen të menaxhojnë pasigurinë”, thotë dr. Ken Yeager, i Qendrës Mjekësore Wexner të Universitetit Shtetëror të Ohajos.

Dr. Yeager thotë se ka mënyra më efikase për të përballuar stresin.

“Mund të lidhesh me anëtarë të familjes përmes mjeteve elektronike, me ndjesinë qetësuese që janë në shtëpi, të sigurt”, thotë Dr. Yeager.

Përmes komunikimit videoelektronik, njerëzit mund të shohin faniljarët e tyre edhe kur janë larg. Ata mund edhe të bëjnë fiskulturë.

“E dimë që i bën mirë mirëqenies sonë fizike dhe emocionale. Studimet vërtetojnë se ushtrimet ndihmojnë për mirëqenien fizike dhe emocionale. Ndihmon për depresionin dhe ankthin”, thotë Dr. Scott Bea i klinikës së Klivelendit.

Diçka tjetër e rëndësishme është të vendosësh objektiva edhe nëse janë të vogla.

“Duhet të kemi suksese, të realizojmë objektiva, të mund të themi: ‘Shiko, sot bëra këtë’, sepse mund të na ndihmojë për të zbutur ankthin që përjetojmë’”, thotë Dr, Yeager.

Po ashtu është e vlefshme të shikojmë se si kemi përballuar sfida të mëparshme.

“Të gjithë ne rritemi më shumë psikologjikisht, kur dalim jashtë kufijve të komfortit dhe pa dyshim shumica e njerëzve, jemi jashtë zonës së komfortit”, thotë Dr. Yeager.

Dhe mos harroni të qeshni.

“Humori është pozitiv për ne. Aktivizon kimikatet në tru dhe përmirëson funksionet imunitare. Humori është vërtet ilaç i mirë”, thotë Dr. Bea.

Dhe kur ndan një përvojë, qoftë edhe në distancë, është një mënyrë për të bashkuar komunitetin./VOA/

SHKARKO APP