Si të rezervojmë pushimet verore?! – Ja cilat janë destinacionet më të lira

Nuk i keni rezervuar akoma pushimet tuaja të verës? Mos u shqetësoni, pasi nuk është ende tepër vonë për të prenotuar pushime të përballueshme .

Eksperti i udhëtimit Kevin Dern, jep disa këshilla për planifikimin e pushimeve verore që nuk kërkojnë një buxhet tepër të lartë. Së pari, ai këshillon që të mos e merrni në konsideratë idenë, e kalimit të pushimeve në qytetet e mëdha turistike të Europës Perëndimore, në vende si Parisi, Roma dhe Londra të cilat, shpesh janë të mbiçmuara në verë. Dern rekomandon të hani aty ku banorët e vendit hanë ose të zgjidhni dhomën e hotelit me ushqim të përfshirë.

“Një tjetër opsion është blerja e paketave nga kompanitë e njohura të udhëtimit që mund t’ju shpëtojnë shumë para të hedhura dëm si për biletën e fluturimit ashtu dhe për akomodimin’’ thotë Dern.

Gjithashtu, këto agjensi mund të krijojnë një itinerar më të personalizuar dhe t’ju informojë më tepër rreth vendit se ku do të shkoni. Përsa i përket destinacioneve, ai zgjedh të veçojë, Bolonia në Itali, pasi për të ky qytet i bukur në veri të Italisë është i mbushur me gurë të fshehur, histori dhe shumë atraksione të tjera, shumica e të cilave janë të hapura për publikun dhe nuk kërkojnë një turne. Përsa i përket kulinarisë, ajo është e një rangu botëror duke ju ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Në Piazza di Porta Ravegnana, gjendet qendra më e njohur e qytetit, Dy Kullat. Të ndërtuara për të qenë binjake, tani nuk duken më tilla, pasi njëra prej tyre është e përkulur dhe është zhytur në tokë, por ju akoma mund të ngjiteni në kullën tjetër nëse doni, pasi ja vlen të shihni pamjen spektakolare që ju ofron.

Destinacioni i rradhës, që Dern veçon është Portugalia, pasi fluturimet drejt Portugalisë janë relativisht të arsyeshme gjatë muajve të verës. Nëse shkoni direkt për në Lisbonë ai këshillon që të merrni trenin drejt Porto, një qytet bregdetar në Portugalinë Veriperëndimore.

‘’Nga stacioni i tij i mahnitshëm i trenit deri në baret që shërbejnë pije karakteristike të Portoit, ky qytet nuk është tepër i mbushur me njerëz në verë dhe ofron një përzjerje fantastike mes tradicionales dhe modernes, apo resorteve luksoze dhe ndërtesave antike. Dhe së fundi, ushqimi dhe pijet në Porto janë shumë të shijshme dhe shumë të lira, ku një shishe verë kushton vetëm 3 dollarë.”

Së fundmi, eksperti i udhëtimit, sugjeron qytetin e dytë më të madh në Kanada, Montreal. Një qytet i mbushur me arkitekturën franceze, rrugët me kalldrëm dhe një shumëllojshmëri ushqimesh.

‘’Merrni një metro për të kaluar rreth qytetit dhe për të eksploruar restorantet e reja në Gay Village dhe pazaret e modës në Mile End. Mos humbisni Montreal Jazz Festival 27 Qershor – 6 Korrik.’’

SHKARKO APP