Si të zgjedhim partnerin ideal për udhëtime?!

Të udhëtosh është një nga kënaqësitë më të mëdha të gjithsecilit, por ajo çfarë ka më shumë rëndësi po aq sa edhe destinacioni është dhe personi me të cilin ju po shkoni. Shpeshherë gjithsecili prej nesh zgjedh të shkojë me partnerin apo me shoqërinë. Por a janë ata partnerët idealë në udhëtim? Më poshtë ju rendisim tri kritere të cilat do ju ndihmojnë të kuptoni nëse personat që ju keni udhëtuar apo do të udhëtoni janë ata më idealët. Si fillim duhet të kuptoni se cilat janë prioritetet e tyre. Nëse ata dëshirojnë thjeshtë të shijojnë një gotë verë dhe të reklasohen, ndërsa ju dëshironi të eksploroni vendin atëherë ju nuk do ta shijoni udhëtimin së bashku.

Së dyti duhet të kuptoni se cili është buxheti i tyre. Asgjë nuk shkakton një përçarje midis udhëtarëve aq lehtë sesa mosmarrëveshjet për atë që është një shpenzim i rëndësishëm dhe çfarë konsiderohet shpenzim ‘luksi’. Ju duhet bisedoni për këtë çështje para se të rezervoni ndonjë fluturim me mikun tuaj.

Së treti duhet të shihni se për çfarë kontribuojnë ata gjatë udhëtimit. A janë ata shumë të turpshëm për t’iu afruar një të huaji dhe për të kërkuar udhëzime? A do të bëjnë një përpjekje për të mësuar gjuhën ose do të presin që ju të bëni të gjitha bisedat? A do të kërkojnë, planifikojnë apo rezervojnë bujtina gjatë rrugës apo do të ju duhet të bëni gjithçka vetë? Eshtë e rëndësishme të keni një ekuilibër të shëndetshëm të punëve gjatë udhëtimit. Vetëm në këtë formë ju do të arrini të shijoni udhëtimin tuaj.

/ SCAN

SHKARKO APP