Si u nda tregu i fluturimeve në Shqipëri/ Autoriteti i Aviacionit Civil publikon raportin

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 250 mijë e 694 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit Maj për nga TIA. Grafiku i mëposhtëm pasqyron më qartë fluksin e pasagjerëve që kanë udhëtuar përgjatë muajit Maj 2019, të ndarë sipas kompanive ajrore në përqindje.

Sikurse mund të shihet edhe në grafikun e mësipërm, kompanitë që fluturojnë drejt Italisë zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin Maj 2019, me një numër pasagjerësh prej 129,067 dhe 51% të totalit, ndjekur nga Turqia me 8% dhe Austria me 7%. Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë Majit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Tabela e mëposhtme jep një informacion të plotë krahasimor për muajin Maj të tre viteve të fundit të numrit të pasagjerëve sipas shoqërive ajrore.

Për sa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Maj 2017-2018-2019, vëmë re se kompania Lufthansa ka pasur një rritje prej 84% duke u pasuar nga Ernest Airlines e cila shënon rritje prej 78% të numrit të pasagjerëve krahasimisht me një vit më parë. Gjithashtu dhe fluturimet Charter kanë shënuar rënie prej 11% krahasimisht me vitin 2018 ku numri i pasagjerëve ka qenë 205% më i lartë se në vitin 2017. Fluturimet Charter kanë rritje 261% krahasimisht me muajin e kaluar. Gjithashtu kompania Air Albania ka pësuar rritje të dukshme nga muaj Prill, në muajin Maj me 111%.

/scan

SHKARKO APP