SIDA, Malaria dhe tuberkulozi – Investitorët dhurojnë 14 miliard dollarë për të luftuar sëmundjet

Investitorët ndërkombëtarë kanë premtuar 14 miliardë dollarë për të luftuar sëmundje si AIDS,  malaria dhe tuberkulozi,  në një samit të organizatës Global Fund në qytetin e Lionit në Francë.

“Sot kemi marrë zotime për 14 miliardë dollarë dhe jemi të emocionuar”, tha Peter Sands, drejtori i Organizatës. Ai rikujtoi objektivat për të shpëtuar 16 milionë jetë, përgjysmuar vdekjet vjetore deri në vitin 2023 nga këto 3 epidemi si dhe parandaluar 234 milionë raste infeksionesh.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pjesëtar në samit, përmendi Japoninë si një nga vendet e G7 që ka ngelur mbrapa me kontributet. Personalitete në event përfshinin themeluesin e Microsoft, Bill Gates dhe liderin e grupit U2, Bono.

Gates foli për  parandalimin e përhapjes së HIV, nëpërmjet një pilule mujore antiretrovirale që po zhvillohet. Organizata ka caktuar për objektiv parandalimin e 234 milionë infeksioneve të lidhura me 3 sëmundjet deri në vitin 2023.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  37.9 milionë njerëz jetonin me HIV ose SIDA në të gjithë botën në vitin 2018.

SHKARKO APP