Siguria rrugore, mbi 50 projekte të investuara nga jugu në veri

Qeveria ka intensifikuar investimet në përmirësimin e standardeve të cilësisë rrugore nga jugu deri në veri të vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, gjatë Konferencës së Nivelit të Lartë ”Siguria Rrugore 2020”, u shpreh se prej katër vitesh janë implementuar projekte të rëndësishme që kanë rritur sigurinë rrugore, kryesisht në rrugën Tiranë-Sarandë, Tiranë-Kapshticë, Tiranë-Hani Hotit, Tiranë-Kukës-Morinë.

Sipas tij, për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ARRSH ka realizuar mbi 50 projekte rehabilituese në akset Vorë-Fushë-Krujë, Mbrostar-Levan, Ura Bunës-Murriqan, Unaza e Pogradecit- Qafë-Plloçë, Gjirokastër-Kakavijë, autostrada Tiranë- Durrës, Burrel-Klos, e shumë të tjera që sot janë të dukshme dhe kanë rritur sigurinë rrugore.

”Gjatë vitit 2019, janë tre projekte të rëndësishme të financuara nga buxheti i shtetit, që janë implementuar në tre rajone të veriut të vendit dhe gjatë 2020 vijon zbatimin edhe për 2 projekte të tjera. Ashtu sikurse veriu i Shqipërisë që është mbuluar me 300 km sinjalistikë horizontale vertikale, si dhe mbrojtje metalike edhe në jugun e vendit janë 300 km të tjerë të plotësuar me të gjitha standardet bashkëkohore në këtë drejtim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti tjetër është edhe ai i qeverisës shqiptare dhe BB që prek me investime edhe 16 pikat e zeza rrugore në akset kombëtare. Ndërsa me programin IPA, është parashikuar të mbyllen punimet brenda këtij viti edhe në 10 pika të tjera të zeza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?