Sinoptikanët bëjnë parashikimin për javën që vjen
Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka nxjerrë parashikimin për javën që vjen, ku shihet se kryesisht do të mbizotërojnë kthjellimet.
Herë pas here do të ketë edhe alternime vranësirash, por sërish do java do të përfundojë me kthjellime.
“Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim.
Dita e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.
Dita e martë do të nisë me vranësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit.
Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cila në orët e mesdittës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.
Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.
Ju urojmë një pasdite të mbarë!” njofton SHMU.