Sipas studimeve, vetmia është një epidemi vdekjeprurëse

Ne priremi ta mendojmë vetminë si një gjendje fatkeqe, por shkenca që qëndron pas saj sugjeron se të qenit i vetmuar është shumë më e komplikuar se sa thjesht një gjendje jo e mirë. Implikimet e shëndetit tregojnë se vetmia është një sëmundje e cila prek çdo sferë të shoqërisë sonë.

Shifrat e cituara nga Komisioni Jo Cox, mbi vetminë sugjerojnë se mbi nëntë milion të rritur në Mbretërinë e Bashkuar e konsiderojnë veten “gjithmonë” ose “shpesh” të vetmuar. Vetmia prek veçanërisht personat e moshuar, të cilët nuk janë në gjendje të mbajnë një kalendar të gjerë shoqëror për shkak të aftësisë së kufizuar ose të varfërisë. Megjithatë kjo ndjesi, përjetohet gjithashtu edhe nga të rinjtë, pasi një studim i fundit zbuloi se, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, grupmosha 18-22 vjeç, është pjesa më e prekur e shoqërisë nga vetmia.

Nuk është një ekzagjerim ta quajmë vetminë një epidemi dhe mbase duhet të bëjmë, në mënyrë që të komunikojmë efektet e saj të vërteta shëndetësore.

Këtë javë shkencëtarët nga Spitali Universitar i Kopenhagës njoftuan rezultatet e një studimi një vjeçar, duke parë rezultatet e shëndetit të 13,443 personave që kishin pësuar një sulm në zemër. Studimi zbuloi se gratë që e përshkruanin veten të vetmuar kishin tre herë më shumë të ngjarë të vdisnin brenda një viti nga sulmi në zemër sesa ato me një jetë aktive shoqërore; ndërsa burrat në të njëjtin pozicion kishin dy herë më shumë të ngjarë të vdisnin brenda një viti.

Përveç kësaj, pacientët që ishin të vetmuar kishin gjithashtu tre herë më shumë të ngjarë të ishin në ankth, depresion dhe raportuan një cilësi më të ulët të jetës.

Studimi i Kopenhagës është i fundit në një linjë të gjatë të punës shkencore që vërteton efektin negativ të vetmisë në shëndetin e njeriut. Për shembull, një studim zbuloi se efektet shëndetësore të vetmisë janë të krahasueshme me pirjen e duhanit ose mbipeshën, duke rritur rrezikun e vdekjes ndjeshëm. Mund të ketë arsye të shumta për këtë, por shkaku mendohet se rrit inflamacionin e trupit të shoqëruar me stres, i cili mund të dëmtojë funksionin imunitar.

Studime të tjera, e kanë lidhur vetminë me një rrezik të rritur të zhvillimit të sëmundjes koronare të zemrës, goditje në tru, tension të lartë dhe një rritje të paaftësisë fizike. Këto janë të gjitha çështjet fizike; por ka edhe dëmtime mendore që duhen marrë në konsideratë. Njerëzit janë krijesa të qenësishme shoqërore, kështu që kur ne ndalojmë së shoqëruari me të tjerët, një pjesë e trurit tonë mbetet e papërdorur.

Sipas një studimi, vetmia në moshë të vjetër i vë njerëzit në një rrezik më të madh të humbjes së memories, duke përfshirë këtu probleme të kujtimit të gjërave dhe ulje të aftësisë së të mësuarit. Trauma e vetmisë është një arsye pse njerëzit që vuajnë prej tij kanë një përdorim më të lartë të ilaçeve. Fatmirësisht, studimet e më të fundit, sugjerojnë që ‘’receta sociale’’, që do të thotë, organizimi i aktiviteteve me miqtë që vuajnë nga depresioni, funksionon, pasi sjell një ulje efekteve negative që shkakton vetmia, dhe t’i rikthejë shëndetin atyre që vuajnë prej kësaj ‘’epidemie’’! / SCAN

SHKARKO APP