S’ka dasma, planifikimet janë shtyrë për…

Pandemia e Covid-19 ka ndaluar rrjedhën e përditshme të jetës. Çdo lëvizje e panevojshme është ndaluar dhe festat këto ditë janë thjesht kujtime. Nga ana tjetër, koronavirusi i trembi çiftet që kishin vendosur të lidhnin jetën e tyre në martesë. Mësohet se një pjesë e mirë e ceremonive martesore janë shtyrë përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e epidemisë. Kur dasmat mund të ribëhen, eventet e tjera apo gëzime të ndryshme familjare u anuluan duke lënë pas kostot e tyre. Nëse një dasmë anulohet një rrjet i tërë biznesi organizativ del i humbur duke nisur nga restoranti ku do të zhvillohej ceremonia, agjencia a arredimit të ambjentit, fustanet e nusërisë, parukeria, kameramanë e fotografë.

SHKARKO APP