Skrapar, Rilindja fushatë emërimesh në kuadër të fushatës elektorale

Nga Gëzim Tomorrica –

Rilindja në Skrapar apo më mirë të themi deputeti i saj Adnor Shameti dhe kandidati i përzgjedhur prej saj Adriatik Mema kanë filluar fushatën elektorale. Në premtimet e tyre kryefjala është krijimi i një stafi profesional dhe në fakt përzgjedhja e tij sapo ka nisur . Për të krijuar një klimë të mirë elektorale Rilindja filloi të kryejë lëvizjet e para në administratën shtetërore.

U largua nga Komisariati i Policisë një profesionist ,një njeri që karrierën e vet ja kishte kushtuar luftës kudër krimit dhe zbatimit me korrektësi të ligjit dhe u zëvendësua nga një shef tjetër “i vetëshpallur si Kryetar i Partisë Socialiste”.

Në një kohe që Ministri Lleshaj thotë që sfidat e policisë janë të mëdha, lufta kundër krimit, trafiqeve, drogës, sigurisë publike etj, shefi i Komisariatit te Policisë Skrapar ka si prioritet fushatën elektorale të kandidatit të Rilindjes .

Në fakt ky largim ishte i mirëmenduar, pasi shefi në fjalë është një simpatizant i verbër i Partisë Socialiste dhe është gati të thyej çdo ligj dhe çdo normë ligjore që buron prej tij vetëm me zellin për t’i shërbyer partisë dhe shefave të tij politikë.

U emërua Drejtori i ri i ZA Skrapar .Po kush është ai? Drejtori i ri është Sokol Kapxhiu me një nivel arsimimi mediokër, të mbaruar me korrespodencë dhe me mesatare qe nuk shkon tek nota 6.

Skrapari ka ende mësues të respektuar, profesionistë të vërtetë, të respektuar në komunitet dhe ky emërim është një nëpërkëmbje e arsimit dhe vlerave që ai përfaqëson.

Ky irritim ndihet dhe në komunitetin e mësuesve që ndihen të fyer, të nëpërkëmbur nga ky emërim skandaloz, por që nuk mund të shprehen pasi zëri i tyre nuk ka forcë dhe nuk dëgjohet.

Kjo është Rilindja që shprehet për njohje dhe vlerësim të vlerave dhe ne parim zbaton tjetër gjë, militantizmin, manipulimin e njerëzve dhe të procesit të votimit.

U largua Regjistruesja Znj Xhuli Hysi, e cila u zëvendësua nga një tjetër militant, me mangësi të theksuara në shkollim.

Ky sektor delikat që ka të bëjë me pronat e qytetarëve kurrsesi nuk mund të lihet në dorë të amatorëve, të pashkolluarve, diletantëve partiakë pasi gabimet që ata mund të bëjnë u shkaktojnë kosto të jashtëzakonshme qytetarëve, por kjo nuk ka asnjë vlerë për Rilindjen veçanërisht kur bëhet fjalë për shpërblim militantësh .

Dëshira e madhe e Rilindjes për të promovuar militantët, të pashkollët me diploma fallco apo pa shkollë fare është një e vërtetë e pakontestueshme dhe e provuar katërcipërisht në sytë e qytetarëve me rastin e Drejtorit te Zonave te Mbrojtura Partizan Gorce, që emisioni investigativ Stop e provoi dhe deputeti Adnor Shameti e mbuloi duke shkelur haptazi ligjin dhe që ende është në detyrë i pashqetësuar nga askush.

SHKARKO APP