Sociologu Ervin Muco: Mungesa e informacionit rreth virusit rrit panikun te qytetarët

Sociologu Ervin Muco në një lidhje për ABC News me gazetaren Juli Xhakoxhi është shprehur se e rëndësishme në të gjithë këtë situatë ëstë menaxhimi i panikut.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje se është e rëndësishme që ekspertë të ndryshëm të bëjnë thirrje të herë pas herdhme dhe të shpjegojnë sa më shumë detaje rreth këtij virusi, pasi duke qenë se vitusi është i panjohur dhe rritja e stresit është në një nivel të lartë te qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Pse natyra njerzore është kaq rebele përpara një rreziku kaq të madh dhe nuk zbatojnë distancat?

Është e vërtetë se nuk ka përgjegjësi. Virusi është i dukshëm dhe agresiv, është jo tolerues dhe për këtë duhet që  qytetarët të kenë një vëmendje të shtuar pasi nuk bëhet vetëm fjalë për rrezik individual por është një rrezik i përbashkët shoqëror.

Pse e kemi kaq të vështirë që të qëndrojmë 1 metër larg njëri –tjetrit?

Është e vërtetë, sot lexova disa rregulla që distancimi socail sidomos npër supermarkete duhet të jetë 4 m2 për individ dhe jo një distancë një metër ndaj personit që kemi përballë. Nuk mund ta them se ëhstë një problem kulturor, por mund të them se na është shtuar shumë mungesa e përgkegjshmerisë shoqërore. Jemi cinik dhe duke qenë të tillë rrezikojmë të bëjmë dhe gabime të mëdha. Këtë nuk e shikoj vetëm problem në aspektin shoqëror por dhe në atë politik. Cinizmi për të pranuar problemin në kohë, këshilla dhe kritika nga ekspertët problemi shpërhapet më shumë.

Tendenca për të krijuar rezerva është e madhe, si e shpjegoni?

Kjo është që duhet të ruemi, duhet të kemi qasje nga niveli politik. Bëhet fjalë për një virus që ne e njohim shumë pak dhe mungesa e informacionit ndikon dhe në rritjen e panikut.

SHKARKO APP