Solidaritet me bluzat e bardha në Fier, i riu dhuron 100 maska, fasoneria 90 palë këpucë sanitare

Më shumë  se 100 maska sanitare të realizuara nga i riu Alban Kardashi i janë dhuruar këtë të shtunë Spitalit Rajonal Fier, duke shtuar në këtë mënyrë edhe masat mbrojtëse për bluzat e bardha që shërbejnë në këtë spital.

Spitali i Fierit është një ndër më të mëdhenjtë në vend dhe përballon një numër të konsiderueshëm pacientësh, ndërsa përditë ka raste të dyshuara për Covid-19, duke bërë që të kërkohen përditë e më tepër masa mbrojtëse për stafin.

Ndërkohë më parë po në këtë spital janë dhuruar 90 palë këpucë sanitare, donacion i një fasonerie në Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këpucët do ti shpërndahen stafit të spitalit të Fierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht Fieri ka 25 raste infeksioni me koronavirus.

Solidaritet me bluzat e bardha në Fier, i riu dhuron 100 maska, fasoneria 90 palë këpucë sanitare

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?