Solidaritet vetëm për festa?

Nga Gëzim Hoxha

Dje në mbrëmje, siç është bërë traditë tashmë, kryebashkiaku i Tiranës ndezi dritat e pemës në sheshin Skërnderbej. Ky gjest simbolik shënon edhe fillimin e festimeve të një fundviti. E njëjta gjë ndodhi edhe në Fier në orën 19. Ma do mendja qe e njëjta gje do jetë bëëe edhe në qyetet e tjera të Shqipërisë. Është diçka e mirë, pak e nga pak edhe këtij viti po i vjen fundi dhe njerëzit kanë nevojë të festojnë e mbi të gjitha të harrohen qoftë edhe për një ditë të vetme.

Më bën përshtypje fjalët e tij. Ai i quajti festat një moment fantastik për qytetin dhe është mëse e drejtë, çdo qytet duket sikur bëhet më i bukur për festat e fundvitit. Edhe më të bukura qenë fjalët e tij për solidaritetin. Po është e vërtetë, ajo që tha ai është mëse e vërtetë, institucionet nuk mund të bëjnë gjithçka. Po aq e vërtetë është dhe fakti që njerëzit nuk u vjen oreksi vetëm për festa. Ata duan të hanë çdo ditë dhe madje kam dëgjuar se njerëzve iu duhet të hanë të paktën 3 herë në ditë, ndërsa për të qenë të shëndetshëm e mira është të hash 5 herë në ditë dhe nga pak.

Varfëria është plagë e përbotshme dhe nuk është faji i asnjë qeverie që ajo ekziston dhe sillet nëpër këmbët e çdo qytetërimi. Kjo ka tw bwjw me sistemin dhe shpwrndarjen e pasurisw. Vetëm se secila qeveri ka në dorë ta luftojë atë. Edhe këtu tek ne ka më shumë të varfër, kjo falë edhe përmbytjeve të fundit. Fatkeqësitë natyrore janë një shkaktar i pashmangshëm i rritjes së varfërisë. Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri llogarit se për periudhën 1990 – 2014 dëmi ekonomik ka qenë 21 mln euro. Ndërsa për vitet 2009 -2015 ky dëm llogaritet në 200 mln euro sipas Emergjencave Civile. Po kështu edhe frenimi i rritjes ekonomike e rrit disi varfërinë. BB parashikon një tkurrje të kësaj rritje për dy vitet e ardhshme në 3.6 dhe 3.5%.

I gjej me vend fjalët e Erionit që çdonjeri nga ne duhet të jetë më solidar me njerëzit në nevojë. Vetëm atë që nuk kuptoj është pse duhet të presim festat e fundvitit apo festat fetare për të qenë solidar e për të ndihmuar dike? Pse u sëmurëm kaq keq nga ky solidaritet sezonal? Pse? Unë do të uroja që kjo “sëmundje” të kthehej në një sëmundje kronike për ata që puna ia do që të bëjnë thirrje në prag festash apo fatkeqësish natyrore.

Vallë atyre që e kanë në dorë kwtw gjw, iu duhet me do e mos që të ndodh një katastrofë që të ndihmojnë dikë. Vallë ata nuk ushqehen rregullisht, apo mos vallë kanë filluar dietën dhe hanë vetëm për festa? Sa njerëz ka që do donin që të mos e vrisnin mendjen se ç’ do të hanë sot për drekë a për darkë e jo më për nesër? Sa?

Jam i bindur se fëmijët do t’iu thonë prindërve që të dhurojnë ndonjë ushqim për festat e fundvitit atyre që nuk kanë. Edhe vajza ime e bëri një gjë të tillë vjet dhe jam shumë i sigurt që do e bëj edhe këtë vit. Po sa e zgjidh kjo këtë problem vallë? Ne harrojmë që edhe fëmijët tanë po i helmojmë me një ndjenjë të tillë që gjërat duhen ndarë vetëm për festa. Vetëm për festa, ne duhet të kthejmë sytë e të kujtohemi se një i afërm i yni nuk ka bukë të hajë e ndoshta rrezikon të vdesë urie, vetëm për festa ne kujtohemi të japim diçka atij që nuk ka. E ky mund të jetë jo vetëm një i afërm, po thjesht edhe një i panjohur. Ah harrova, jo vetëm për festa. Ne japim edhe kur ka përmbytje. Po edhe atherë!!! Atherë se kemi nevojë. Kemi nevojë e na duket vetja më i mirë.

Kohë e fundit ka lindur një nevojë e re. Nevoja për të qenë solidar. Kjo është gjë shumë e mirë, por si çdo gjë që pjell mendja e njeriut ka edhe një të keqe të madhe. Ajo rri strukur thellë diku tek ne, si të thuash fle gjumë e zgjohet vetëm për festa apo edhe për fatkeqësi natyrore. Nevojë më gjumashe se kjo unë nuk kam parë po s’ke ç’i bën, ajo i kaplon më së shumti të pasurit dhe jo vetëm ata po edhe pushtetarët, ata që do të bënin gjithçka për tu dukur.

E për ta mbyllur dua të them edhe një herë se jam dakord me ato që kryetari i bashkisë së Tiranës mbrëmë, njerëzit duhen ndërgjegjësuar se edhe shteti më i kamur në botë nuk mund të bëjë çdo gjë i vetëm. Këtu mbaron pritja, një pritje që na ka vënë në gjumë të gjithëve ose shumicën prej nesh dhe fillon diçka tjetër. Fillon mendimi si njeri, po si njeri që ka po të njëtat nevoja me këdo tjetër, madje edhe me atë që nuk ka mundësi të plotësojë asnjërën prej nevojave bazë e jo më të mendojë për më tepër. Le të mendojë edhe i pasuri që nëse ai që nuk ka, do ketë të sigurt të paktën ushqimin dhe një çati mbi kokë, ai nuk ka pse të vjedhë dhe as pse të vrasë. E kur ta bëjë këtë gjë, jam i sigurt që pikësëpari kjo do e bëj të kamurin të ndihet edhe më i sigurt e të bëjë një gjumë edhe më të qetë.

SHKARKO APP