Solidarizohen dhe studentët shqiptarë në Gjermani, dërgojnë ndihma për banorët e prekur nga tërmeti

Studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetet e Marburgut dhe Frankfurtit në Gjermani nuk kanë harruar vendin e tyre dhe kanë bërë një akt qytetarie për banorët e prekur nga tërmeti.

Ata së bashku janë solidarizuar dhe kanë nisur ndihma në veshje dhe ushqime me linjat e autobusëve Gjermani-Shqipëri.

Në këtë situatë tragjike që po kalon Shqipëria studentet kanë dhënë kontributin e tyre në ndihmë të shqiptarëve.

SHKARKO APP