Sot festohet 8-marsi, por mësoni kur është dita e burrave

Sot është 8 Marsi, datë kjo që shënohet pothuajse në të gjithë botën si Ditë e Gruas.Por pyetja që të gjithë e bëjnë është se : Kur është Dita e Burrave?

Data 19 Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Burrave. Kjo datë përputhet me datëlindjen e babait të Dr. Jerome Teelucksingh, një mjek nga Trindadi dhe Tobago, i cili e rifilloi festën për Ditën Ndërkombëtare të Burrave në vitin 1999, shkruan The Indeppedent, transmeton Express.Por cili është synimi dhe qëllimi i kësaj feste të Ditës së Burrave?

Siç shkruan The Indeppedent, kjo festë bëhet me qëllim të rritjes së modeleve pozitive të burrave dhe rritjes së ndërgjegjes për çështjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto përfshijnë tema të tilla si shëndeti mendor, mashkulloriteti, dhe parandalimi i vetëvrasjes së burrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ditë ndërkombëtare e burrave, përfshinë meshkujt që rrisin flokët dhe mjekrën e tyre në përpjekje për të nxitur biseda rreth shëndetit mendor të njerëzve, parandalimit të vetëvrasjeve, kancerit të prostatës dhe kancerit të testikujve.

“Dita Ndërkombëtare e Burrave është pjesë e një revolucioni global të dashurisë”, thotë Dr Teelucksingh.

“Dita Ndërkombëtare e Burrave është hartuar për të promovuar modele pozitive në shoqëri dhe për të zhvilluar individë të shëndetshëm”, ka përfunduar ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?