Sot VIP-at mbyllin rrjetet sociale

Vipat në SHBA vendosën të mbyllnin për një ditë profilet e tyre në facebook dhe Instagram, si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale. Ndër të famshmit zgjdhën t`I bashkohen nismës janë aktorët e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen, Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence.

Kardashian e cila ka 188 milionë ndjekës në Instagram, ishte e fundit që zgjodhi të bëhet pjesë e fushatës. ”Keqinformimi i shpërndarë në mediat sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë tonë”, tha ylli i reality show-t .

”Unë nuk mund të rri e të hesht teksa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimi, krijuar nga grupe për të mbjellë ndarjen dhe për të përcarë Amerikën”, shtoi ajo. Aktorja Kerry Washington, e njohur për rolin e saj në serialin “Skandali” shkroi ”I takon Facebook-ut dhe platformave tjera që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes dhe minimin e demokracisë”.

SHKARKO APP