Sovrani e dha verdiktin…

Nga AGIM JAZAJ –
85 % e shqiptarëve, zgjedhësve refuzojnë politikë- qeverisjen e: Krimit, Degradimit dhe Degjenerimit…

*Ashtu siç dhe nisi fushata e zgjedhjeve, në realitet e shndëruar- përfundoi në: Votimet-Abuzimet e 30 Qershorit, pa dekret të Presidentit etj, etj.
Përgjatë zhvillimit, janë shoqëruar edhe me falsifikime, të pa dëgjuara e aplikuara deri më tani, të pa parashikuara, ndoshta
edhe nga njerëz të sprovuar, në organizimin e këtyre proceseve, edhe pas 30 viteve, me këto përmasa.
Ndër më të rrallat, në këtë proces zgjedhor rezulton: Abuzimi dhe falsifikimi i votave edhe duke qënë: “VET ALI E VET KADI”! “Vet- voton e vet- numëron”, komisonerët-menderët e vetëm të PS…etj
1- Fenomeni; “Sufiçiti” i votave, ka buisur kudo, në krahasim me votuesit, pothujese i shtrirë në gjithë qëndrat e votimit- numërimit- ngatërrimit të Votave.
Mbushja e Kutive të Votimit, mbi numrin e pjesëmarësve, është një fenomen që provon dhe thellon krimin e Votës, duke dhunuar në mënyrën më harbutrore të drejtën themelore të Sovranit, deformimin e produktit të saj.
Mbi 94 vota të hedhura, kanë rezultuar mbi numrin e votuesve edhe në kutit e votimit, në bashkinë- Selenicë.
2- Fenomeni tjetër është shënuar kudo, madje më shifra ulëritëse: Votat e Pavlefshme. Edhe ky fenomen i rezultuar kudo, spjegohet me organizimin, dhunimin e të drejtësë, detyrimin, pra votimin me dhunë të të gjithë njerëzve, e sidomos të punonjësve të ndërmarjeve shtetrore, institucioneve, ndaj të cilëve është ushtruar dhunë, detyrimin e tyre për të shkuar e votuar, madje të votojnë me soj e sorrollop.
Si provë duhet të paraqiten në punë ditën e hënë me shënjën në gishtin e dorës, nga qëndra e votimit…Por, ky dhunim- detyrim shtetror i PS, është përkthyer edhe nga votuesit, duke shkuar në qëndrat e votimit, kanë marë shënjën e gishtave dhe si thonë llafit, i kanë futur Gishin- fletës së Votimit! Duke e zhbërë votimin. Kjo diktaturë mbi zgjedhësit, e dalluar kudo, ka rezultuar me mbi 1000 vota të numëruara, të pa vlefshme, edhe në 4 KZAZ e qytetit të Vlorës. Votuesit janë detyruar të shkojnë në qëndrën e votimin, po nuk kanë pranuar të votojnë në mënyrë të verbër.
Edhe ky kontigjent, të njohur brenda kësaj stalle, madje të detyruar të votojnë për PS, nuk e pranojnë këtë politikë, kanë kundërshtuar kanditaturat, deri me karikatura e sharje të subjektit dhe kandidatit, në fletën e votimit!…
Këto vota nuk janë thjeshtë të pa vlefshme, por dhe neveritëse, të detyruar për të votuar, por njerëzit e kanë shpërfilluar me hakmarrjen në forma nga më të ndryshmet…
Dhe këta Kontestues-Protestues; Rilindja i publikon, i tabelon si votues!
Një bilanc drithërues publikohet edhe nga TV lokal 6+1- Vlora:
KZAZ nr. 81- Shkolla “Ismail Qemali”, në 43 qëndra votimi, nga 64 të gjitha, janë gjetur 198 fletë votimi të pa vlefshme.
KZAZ nr. 83, ku është përfunduar numërimi i votave kanë rezultuar: 252 vota të pa vlefshme…
Dhe në KZAZ nr. 84, ku ka përfundur procesi i numërimit, janë gjetur 666 fletë votimi të pa vlefshme.
Me këtë trend, shifra alarmante, vota e protestës është dritheruese, mjaftë apeluese edhe për mëndje marrët…
Njerëzit, zgjedhësit, nuk kanë pranuar; Votën Qorre, të imponuar, por kanë realizuar: Votën e Arsyes. Pra, votat e pa vlefshme, e kanë zhbërë edhe këtë abuzim pervers të Rilindjes.
3-Fenomeni i tretë i ndodhur në këtë farsë votimesh është: Braktisja e Komisionerve nga Qëndrat e Numurimit,(ndonëse të vonuar) të cilët kanë bërë edhe më të vështirë procesin e numërimit të votave. Gjithëçka ndodhi në këtë maskaradë votimesh.
Vota referendare e sovranit e dha verdiktin, vendimin e formës së prerë: 85 % e zgjedhësve refuzojnë politikë- qeverisjen e: Krimit, Degradimit dhe Degjenerimit…Përfshi këtu dhe votat e pa vlefshme, Votën e Protestës; shifra e marë me rezevrë, e kalon 90 % përqindshin e shqiptarëve, të cilën nuk pronojnë Zgjedhën e Zgjedhjeve, të 30 Qershorit!…
Me këtë Bilanc të pa kontestueshëm: Sovrani e Ribëri NUL 30 qershorin.
Falnderime, Mirënjohje dhe Përulje përpara TIJ!…
Ekspertët dhe politikbërsit, duhet të kenë mbajtur shënim edhe këto fenomene, shëmtimi dhe abuzimi mbi të drejtën fundamentale, të drejtën e qytetarit: “Të zgjedh dhe të zgjidhet”.
Në këto raste; Nuk zgjedh-zgjedhësi…

SHKARKO APP