SPECIALE/Armë ilire nga Lushnja

Nga Dr. Niko Ferro
Midis materialeve qeramike që ndodhen të ekspozuar në muzeun e Lushnjës, tërheqin vëmendjen disa armë hekuri. Bëhet fjalë për nëntë maja heshtash dhe dy maja shigjetash. Këto armë sulmi të cilat do ti komentojmë në vijim, janë zbuluar disa vite më parë në territorin e Divjakës e të Lushnjës. Sakaq në këtë artikull është përfshirë edhe përkrenarja ilire e gjetur në vitet ’70 ne fshatin Golem i Vogël.
Heshtat
Në figurën (nr.1.Tab I) janë paraqitur dy maja heshte, të veçanta për nga gjatësia në krahasim me majat e heshtave të (fig.2.TabI) dhe (fig.3.TabI). Ato janë zbuluar në zonën e Divjakes. Ne lidhje me vitin e zbulimit nuk dihet sakte.

1- Majë heshtehekuri në fig 1/A, fletët i ka në trajtë gjetheje ulliri, me gjerësi maksimale 2 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike, që vjen duke u ulur drejt majës. Fundi duket i shkurtër, në formë tubi, me prerje rrethore me gjatësi 8 cm. Supet priren nga vija e drejte. Gjatësia e përgjithshme është 57 cm, gjatësia e fletës 49 cm.
2- Majë heshtehekuri në fig 1/B, fletët i ka në trajtë gjetheje ulliri, njëlloj si heshta qe përshkruam më sipër. Fleta ka gjerësi maksimale 1.7cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike, që vjen duke u ulur drejt majës. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje rrethore me gjatësi 15 cm. Supet priren drejt vijës së drejte. Gjatësia e përgjithhme 59 cm, gjatësia e fletës 44 cm.
Të tjera maja heshtash prej hekuri. Dy prej te cilave janë gjetur në fshatin Kryekuq në vitin 2012, ndërsa heshta tjetër (që është më e ruajtura se dy të tjerat) është gjetur në afërsi po të njëjtit fshat. Tre heshtat janë të paraqitura në (fig.2.Tab I). Këto janë më të vogla se heshtat në (fig.1/A,B). Sot ruhen në Muzeun Historik te Lushnjës.

1- Majë heshte hekuri (fig 2/A). Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Fleta ka gjerësi maksimale 2 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 9.5 cm. Supet priren drejt vijës së drejte. Gjatësia e përgjithhme 35 cm, gjatësia e fletës 25.5 cm.
2- Majë heshte hekuri (fig 2/B). Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Por me majë më të mprehtë. Fleta ka gjerësi maksimale 2.5 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike (e cila është më theksuar). Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 12 cm. Supet priren drejt vijës së drejt. Gjatësia e përgjithhme 37 cm, gjatësia e fletës 25 cm.
3- Majë heshte hekuri (fig 2/C). Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Por me majë më të mprehtë se dy heshtat e para. Fleta ka gjerësi maksimale 2 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 9 cm. Supet priren drejt vijës së drejt. Gjatësia e përgjithhme 29 cm, gjatësia e fletës 20 cm. Ruhet në gjendje shumë të mirë
Të tjera maja heshtash prej hekuri janë gjetur në zone ne Lushnjës.Ato janë të paraqitura në ( fig 3.TabI). Nuk dihet sakt vendgjetja, dhe viti i zbulimit por sot këto objekte ruhen në Muzeun Historik të Lushnjës.

1- Majë heshte hekuri (fig 3/A) nuk ruhet e plotë, pasi është shumë e deformuar. Pjesa e majës nuk ruhet më. Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Fleta ka gjerësi maksimale 1.6 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 5.5 cm. Gjatësia e përgjithhme 19cm, gjatësia e fletës 14.5 cm.
2- Majë heshte hekuri me nr inventari 2015 (fig 3/B). Nuk ruhet në gjendje të mirë, i mungon maja. Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Fleta ka gjerësi maksimale 1.5cm, përshkrohet nga brinja mësore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 11 cm. Gjatësia e përgjithhme 23 cm, gjatësia e fletës 12 cm.
3- Majë heshte hekuri (fig 3/C) me nr inventari 2010. Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Fleta ka gjerësi maksimale 1.5 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 13 cm. Gjatësia e përgjithhme 32.5 cm, gjatësia e fletës 19.5 cm.
4- Maja heshte hekuri (fig 3/Ç) me nr inventari 2012. Është e njëjtë dhe pak më gjatë se heshtat e tjera (fig 3/A,B,C). Është e tipit fletë gjerë në trajtën e gjethes së plepit. Fleta ka gjerësi maksimale 2 cm, përshkrohet nga brinja mesore me prerje rombike. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 11 cm. Gjatësia e përgjithhme 36 cm, gjatësia e fletës 25 cm.

Shigjetat
Në (fig.4.TabI) janë paraqitur dy maja shigjetash. Nuk dihet sakt vendgjetja, sot këto maja shigjete ruhen në Muzeun Historik te Lushnjës.
1- Majë shigjete (fig 4/A ), qe ka këto përmasa : Pjesa shpuese është 10.5 cm. Fleta ka gjerësi maksimale 1 cm. Përshkrohet nga një brinjë e hollë mesore. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje gati rrethore me gjatësi 2.5 cm.
2- Majë shigjete (fig 4/B ), qe ka këto përmasa: Pjesa shpuese është 7 cm. Fleta ka gjerësi maksimale 0.75 cm. Përshkrohet nga një brinjë e hollë mesore. Fundi i shkurtër në formë tubi me prerje rrethore me gjatësi 2.5 cm. Kjo shigjetë ndryshon nga shigjeta “A” në tip dhe në formë.

 

Përkrenaret
Përfaqësohet vetëm me një përkrenare bronzi e tipit ilir, e gjetur në Golem të Vogël në vitet ‘70. Deri në vitin[1997]kjo për krenare ka qenë e ekspozuar në Muzeun Historik të Lushnjës. Sot është e ekspozuar në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. Përkrenarja përbëhet nga një petë e hollë bronzi. Forma e pjesës së kokës pothuajse gjysmë sferike, është e pajisur sipër me një kreshtë prej dy kurrizesh të theksuara që e përshkojnë atë për së gjati. Hapësira e fytyrës është trapezoidale. Prapa veshëve pjesët (llapat) që mbrojnë faqet kane një te çarë ne formë gjysmë rrethori.
[Kjo lloj formë ndoshta i lejonte ushtarit ilirë të dëgjonte me mire urdhrat për sulm, tërheqje etj]. Pjesa që mbron qafën është e përthyer nga jashtë pothuaj horizontalisht. Buzët e hapjes së fytyrës të përkrenares si dhe të mbrojtësve të faqeve janë të zbukuruar nga një shirit dekorativ i puçërruar. Përfshihet në variantin të përkrenares ilire, e cila përdoret në vendin tonë nga fundi i shek V deri në shek. II p.Kr. Përkrenarja ilire është e pasqyruar në (Tab. II fig 5).

Ne foto armë ilire
Arkivi Muzeu Historik i Lushnjës

Në foto përkrenare ilire zbuluar në Golem të Vogël
Arkivi Muzeu Historik i Lushnjës
Si përfundim mund të themi se armët prej hekuri, kryesisht heshtat dhe shigjetat të zbuluara në territorin e Divjakës dhe të Lushnjës të krahasuara me heshta të tjera të gjetura në vende të ndryshme të vendit, i përkasin fazës III të Hekurit,shek. VI-V p. e. s Dihet se prania e armëve në inventarin e varreve ka qenë një zakon mjaft i përhapur tek ilirët. Sakaq zbulimi i tyre dëshmon gjithashtu karakterin luftëtarë të popullsive ilire që banonte këtu.

SHKARKO APP