Spiropali thotë s’kemi çfarë t’i bëjmë Ramës, shpëtojeni ju Shqipërinë

Elisa Spiropali, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin në kohën që veni nuk ka parlament normal, ka reaguar kundër vendimit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Ajo thotë se Meta duhet t’i kërkojë opozitës që të mos pengojë qeverinë të shkojë në zgjedhje dhe kështu nuk ka konflikt. Por nuk dihet se përse ministrja nuk i kërkon kërkon Edi Ramës që të shmang konfliktin me një gjest shumë të thjeshtë, pranimin e shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!”,- shkruan Spiropali në një postim në Twiter.

SHKARKO APP