Spital, ujësjellës, furrë buke dhe çdo gjë, njihuni më qytetin e nëndheshëm të Kukësit
Shkallë në formë rrethore që të çojnë në qytetin e nëndheshëm të Kukësit.
Sipas kryebashkiakut, synimi i bashkisë është ta kthejë në atraksion turistik, me financime të një shoqate italiane që do ta kthejë në muze.
Safet Gjici: Do punohet në nëntokë për ta kthyer këtë qytet në një qytet muzeal për vizitorë vendas dhe të huaj. Besojmë që do jetë një gjë shumë e mirë për të ardhurat e bashkisë.
Në Kukësin e nëntokës janë të vendosura spitali, materniteti, furra e bukës, shtypshkronja, ujësjellësi, komiteti ekzekutiv, salla e madhe për mitingje për takime me popullin, burgu hetuesia dhe komiteti i partisë në atë kohë.
/Ora News