Statistika e frikshme, 7 milionë italianë kanë tatuazh
Rreth shtatë milionë persona kanë tatuazhe në Itali, sipas një studimi nga Insituti Italian i Shëndetit (ISS). Sipas këtij studimi, kjo shifër është e barabartë me 12,8% të popullsisë.
Tatuazhet dominojnë më shumë tek gratë (13,8%) sesa burrat (11,7%). Mosha mesatare kur italianët vendosin të bëjnë tatuazhin e parë është 25 vjeç. Personat me moshë 35-44 vjeç janë ata të cilët bëjnë më shumë tatuazhe.
Megjithatë, ka edhe shumë të rinj të moshës 12-17 vjeç, të cilët bëjnë tatuazhe. Vetëm gjysma e tyre, 58,2%, kanë informacion për rreziqet shëndetësore që mund t’u kanosen.