”S’të ftoj kurrë në emision”, Rakipi ia plas troç Luarasit

Gazetari Ylli Rakipi dhe pedagogia Iris Luarasi, janë përplasur në studion e News 24 teksa po diskutonin lidhur me votimet e ditës së sotme. Gjithçka ka nisur kur Rakipi i ka thënë Luarasit se nuk do ta ftonte kurrë në emisionin e tij ”Të paekspozuarit”. Nga ana tjetër Luarasi i është kundërpërgjigjur se është ajo që nuk do të shkojë kurrë tek emisioni i tij.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Unë nuk të ftoj ty në emision
Iris Luarasi: Pse?
Ylli Rakipi: Po lëre tani.
Iris Luarasi: Pse? Të sfidoj…
Ylli Rakipi: Se s’me do qejfi!
Iris Luarasi: Unë nuk vij te emisioni i Rakipit.
Ylli Rakipi: Atë e thashë unë i pari.
Iris Luarasi: E, pra po jam unë e sjellshme ndaj e the ti i pari.

SHKARKO APP