Studim i fundit: Koronavirusi mund të përhapet edhe nga frymëmarrja

Një grup shkencëtarësh i tha Shtëpisë së Bardhë mbrëmë se studimet tregojnë se koronavirusi mund të përhapet jo vetëm nga teshtima ose kollitjet, por edhe vetëm duke folur, ose ndoshta edhe vetëm me frymëmarrje.

“Ndërsa hulumtimi specifik aktual për koronavirusin është i kufizuar, rezultatet e studimeve në dispozicion janë në përputhje me aerosolizimin(Aerosolizimi është procesi ose akti i shndërrimit të disa substancave fizike në formën e grimcave të vogla dhe të lehta të mjaftueshme për t’u bartur në ajër)  nga frymëmarrja normale,” sipas letrës, shkruar nga Dr Harvey Fineberg, kryetar i Komitetit të Akademisë Kombëtare të Shkencave në Sëmundjet infektive në zhvillim dhe kërcënimet shëndetësore të Shekullit 21.

Ai tha se letra e tij u dërgua në përgjigje të një pyetje nga Kelvin Droegemeier nga Zyra e Shkencës dhe Politikës së Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo letër i përgjigjet pyetjes suaj në lidhje me mundësinë që koronavirusi të mund të përhapet edhe nga frymëmarrja përveç pikave të teshtitjes apo kollës”, thuhet në letër. “Aktualisht hulumtimi i disponueshëm mbështet mundësinë që koronavirusi përhapet përmes bioerosoleve(grimca që qëndrojnë në ajër) të gjeneruara direkt nga frymëmarrja e pacientëve,” vazhdon ai.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, virusi përhapet nga personi në person kur njerëzit janë edhe një metër  larg njëri-tjetrit.

Fineberg tha për CNN se kjo është e vërtetë – por ai hulumtim tregon se pikat e aerosolizuara të prodhuara duke folur ose ndoshta edhe me anë të frymëmarrjes mund të përhapin virusin.

Por për sa kohë që koronavirusi mbetet në ajër varet nga disa faktorë, duke përfshirë sasinë e piklave kur personi merr frymë ose flet, dhe gjithashtu nga sasia e qarkullimit në ajër, tha ai.

Ai shtoi, megjithatë, se koronavirusi nuk është aq infektiv sa fruthi apo tuberkulozi./abcnews.al

SHKARKO APP