Studimi: Duhani do vrasë 2 milionë njerëz më shumë

Duhanpirja dhe efektet anësore të shkaktuara prej saj i kanë kushtuar ekonomisë globale më shumë se një trilion dollarë në vit, e deri në vitin 2030 do të vrasë dy milionë njerëz më shumë sesa tani.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA. Kostoja tejkalon ndjeshëm të ardhurat globale nga taksat e duhanit, që sipas OBSH-së kapën vlerat e 269 miliardë dollarëve në vitet 2013-2014.

“Raporti është i rëndësishëm në të paktën dy drejtime. Ai nxjerr në pah se kostot ekonomike të duhanpirjes janë më shumë se një trilion dollarë çdo vit, ndërsa viktimat që aktualisht janë 6 milionë do të rriten në 8 milionë në vitin 2030”, tha Jermiah Paul, përfaqësues i OBSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti prej 688 faqesh thekson se kostot ekonomike pritet të rriten edhe më shumë, e pavarësisht faktit se qeveritë kanë mjetet për të reduktuar duhanpirjen dhe vdekjet e shkaktuara prej saj, nuk i kanë përdorur siç duhet ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes politikave të lira dhe efikase përfshihen rritja e taksave dhe çmimit të cigareve, ndalimi i kompanive të marketingut të duhanit dhe ilustrimi figurativ i dëmeve të shkaktuara nga duhanpirja. Sipas studimit, rreth 80 për qind e duhanpirësve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta e të mesme, e pavarësisht rënies së numrit të shitjeve në disa vende, duhanpirësit në botë janë shtuar.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?