Studimi i fundit: Fëmijët e shfaqin këtë cilësi kur janë vetëm 19 muajsh

Altruizmi është një cilësi me të cilën prindërit na kanë ushqyer qysh në vogëli. Ndoshta askush prej nesh nuk e mban mend herën e parë kur ata na kanë provuar me pyetjen “a do më japësh edhe mua pak?”, por vite më vonë kuptuam se shenjat e para të ndarjes së ushqimeve, lodrave apo diçkaje tjetër, paskëshin qenë ato të altruizmit.

Studimet e kryera nga instituti “Learning & Brain Sciences” në Universitetin e Uashingtonit kanë zbuluar se rrënjët e altruizmit te njeriu shfaqen në një moshë shumë të hershme, shkruan “Scientific Reports”.

Drejtori i Institutit, Andrew Meltzoff, tha se pjesë e këtij testi u bënë afro 100 bebe të moshës 19-muajshe, një moshë e cila karakterizohet normalisht nga “një zemërim i çastit”, kur u ofrohet diçka për të ngrënë.

Kur gjenden përballë një të rrituri, i cili tregon shenja të dukshme urie dhe “kërkon të marrë fruta”, shumica e foshnjave ishin të lumtura t’i ofronin.

Çuditërisht, kur u bë e njëjta provë rreth drekës, kur foshnjat ishin më të uritura, më shumë se 37% e tyre nuk hoqën dorë nga ‘loja’ për t’ua ofruar frutat të rriturve në vend që t’i hanin vetë.

Sidoqoftë, disa studiues mendojnë se kjo është provë thelbësore e altruizmit tek foshnjat e një moshe kaq të hershme.

Psikologu Mark Strauss, i cili drejton Qendrën e Zhvillimit të Foshnjave dhe Fëmijëve në Universitetin e Pittsburgh, tha:

Ne, me të vërtetë nuk e dimë se sjellja diferenciale midis dy grupeve ka të bëjë me ushqimin. Duke pasur parasysh faktin që fëmijët mund të mos kenë qenë të uritur, nuk ka asnjë provë të mirëfilltë që ata janë altruistë, përkundrazi, thjesht janë të dobishëm“.

Ndërsa autori Rodolfo Cortes Barragan, studiues në institutin “Learning & Brain Sciences”, tha se rezultatet kanë nevojë për sqarime të mëtejshme.

Përvoja të caktuara familjare dhe shoqërore shfaqin ndryshime të dukshme dhe studime të tjera të rasteve do të ishin të domosdoshme për të kuptuar plotësisht se çfarë maksimizon shprehjen e altruizmit tek fëmijët e vegjël”,- tha Barragan.

Nëse mundemi të zbulojmë se si të promovojmë altruizmin te fëmijët tanë, kjo mund të na çojë drejt një shoqërie më të kujdesshme.”

SHKARKO APP