Studimi i fundit: Sëmundja e mishrave të dhëmbëve e bën koronavirusin më vdekjeprurës

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje midis infeksionit të koronavirusit  dhe sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, në një studim të ri të botuar të enjten.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka mjaft lidhje me sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen kronike të mushkërive, që i vënë njerëzit në rrezik për t’u sëmurë rëndë nga COVID-19.

Studiuesit në Kaliforni dhe Brazil zbuluan gjatë një përmbledhje të studimeve, se pacientët me COVID-19, me nivele të larta të një proteine ​​imunitare inflamatore, të quajtur interleukin-6 (IL-6), që vuanin nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve, kishin shumë më shumë gjasa të përfundonin në ventilator për t’u mbajtur të gjallë.

Zbulimi më domethënës erdhi nga një punim gjerman, botuar në prill.

Ai zbuloi se pacientët me COVID-19 të cilët kishin nivele të larta të IL-6 (mbi 80 picograms për mililitër) kishin shumë më shumë të ngjarë të zhvillonin sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes dhe të përfundonin në spital.

Dr Shervin Maloyem, një kirurg dentar në Los Angeles, California, beson se shumë pacientë me këto nivele të larta të IL-6, tashmë kishin sëmundje të mishit të dhëmbëve kur infektoheshin nga koronavirusi.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkaktohet nga bakteret që depërtojnë në mishrat e dhëmbëve. Në një përpjekje për të luftuar virusin, trupi rrit prodhimin e qelizave të ndryshme imune, përfshirë IL-6.

Ata që janë gjenetikisht të prirur për të patur nivele më të larta të proteinave, janë gjithashtu në rrezik më të madh për sëmundje kronike të mishrave.

“IL-6 është një nga ato më të këqijat,” tha Dr Maloyem për DailyMail.com.

“Ndikon në shkatërrimin e kockave, shkatërrimin e indeve dhe kur shkon në enët e gjakut, bën që gjaku të mos hollohet aq shumë,  gjë që mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut dhe një zemër të mbingarkuar”.

Specialistët e zemrës kanë pranuar prej kohësh se sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një faktor rreziku dhe mund të ndihmojë në parashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

IL-6 i përket një grupi qelizash imune të quajtur citokina dhe shpesh është vdekjeprurëse për pacientët me koronavirus të sëmurë rëndë.

Dhe Dr Maloyem thotë se IL-6 që deperton në mishrat e dhëmbëve për të luftuar bakteret, mund të udhëtojë përmes rrjedhës së gjakut duke shkaktuar inflamacion të lartë në mushkëri.

Nivelet e IL-6 janë gjithashtu të larta në njerëzit që janë obezë, diabetikë, të moshuar ose kanë sëmundje kardiovaskulare, të gjitha grupet që konsiderohen me rrezik të lartë për koronavirus.

Studimi i Dr Maloyem nuk ekzaminoi drejtpërdrejt efektet e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve ose trajtimin e tij në shkallët e infeksionit të koronavirusit ose vdekjes, por ai thotë se adresimi i çështjes parodontale mund të ulë rreziqet.

“Duke bërë një pastrim të thellë të dhëmbëve, pacientët do të ulin nivelin e tyre të IL-6 me rreth pesë pikogramë për mililitër,” tha ai.

Pra natyrisht, higjena e mirë e dhëmbëve nuk mund të dëmtojë dhe mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të IL-6 të ulëta duke parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. /Marrë nga Daily Mail

SHKARKO APP