Studimi/ Ja çfarë duhet të bëjnë femrat për të kaluar më shpejt në orgazmë

Sipas ekspertëve, femrat duhet të shfryjnë sekrecionet e hundës përpara marrëdhënieve seksuale në mënyrë që të rrisin shansin për të patur një orgazmë.

Një studim i ri zbulon se me nuhatjen e theksuar të aromave ka gjasa gjashtë herë më shumë për të arritur ‘kulmin’ gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nuhatja e përmirësuar e erës do të thotë se femra është më e ndjeshme ndaj aromave të trupit dhe hormoneve që shkaktojnë “zgjimin” e saj.

Duke patur një hundë të bllokuar mund të pengoni shanset tuaja për të patur një orgazmë.

“Zbulimet tregojnë se një kokë e ftohtë dhe një hundë e bllokuar mund ta bëjnë ‘zgjimin’ e hormoneve më të vështirë. Prandaj pastrimi i hundëve mund të jetë një strategji e dobishme”, u shpreh psikoterapisti Phillip Hodson për “The Sun”.

SHKARKO APP