Studimi: Ja çfarë rreziqesh ju kanosen nëse nuk i bëni të plota orët e gjumit

Nëse flini më pak se 6 orë gjumë në ditë, kjo do të thotë se rrezikoni që të prekeni nga ndonjë sëmundje e zemrës apo kanceri.

Të paktën në këto rezultate ka dalë një studim i realizuar së fundmi sipas të cilit, mungesa e gjumit mund të bëhet faktor për vdekje të parakohshme.

Kërkuesit zbuluan se të rriturit me presion të lartë gjaku ose me diabet të tipit 2 kishin dy herë më shumë gjasa që të ndërronin jetë nga ndonjë atak në zemër.

Ndërsa, tek të rriturit që kishin sëmundje të zemrës, dhe nuk flinin mjaftueshëm, ky rrezik trefishohej.

Nisur nga këto gjetje, shkencëtarët rekomandojnë që të rriturit duhet të flenë për 7 apo 9 orë gjumë çdo natë.

Si duket, orët e plota të gjumit janë më të nevojshme për personat me sëmundje kronike.

Për të realizuar studimin, që është publikuar në ‘Journal of the American Heart Association’, skuadra e shkencëtarëve shqyrtuan të dhëna nga 1,600 të rritur nga mosha 20-74-vjeçare.

SHKARKO APP