Studimi/ Kur tradhtojnë me shumë burrat dhe gratë? Lidhja e tradhtisë me të ardhurat që fitojnë
Njerëzve nuk u pëlqen pabarazia dhe ajo është gjëja më neveritshme për burrat ka thënë Christin Munsch, profesoreshë në Universitetin e Connecticutit dhe autore e studimit të publikuar në American Sociological Review.
Studimi ka treguar që ekzistojnë 5 për qind shanse që femrat që janë të pavarura ekonomikisht nga bashkëshortët, gjejnë dashnorë, ndërsa 15 për qind shanse ka që bashkëshorti i cili është në të njëjtën pozitë gjen dashnore.
Munsch ka studiuar dinamikën e marrëdhënieve bashkëshortore më të gjatë se gjashtë vjet, ndërsa ka shfrytëzuar të dhënat e Hulumtimit Kombëtar Longitudinal të të rinjve të bërë për 10 vite.
Në bazë të përgjigjeve rezultatet e 2.757 të intervistuarve kanë treguar që sa më pak që realizon të ardhura burri në raport me bashkëshorten, shansi është më i madh që do ta tradhtojë.
Gjithashtu, nëse fiton më shumë se 70 për qind se bashkëshortja shanset janë më të vogla që do t’i qëndrojë besnik.
Femrat tradhtojnë më rrallë kur fitojnë njëqind për qind të të ardhurave të përgjithshme të familjes.
Munsch thotë se këto ndryshime tregojnë se sa rolet gjinore kanë ende ndikim në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë martesën.