Studimi: Kush ka para jeton më gjatë

Pasuria të shton të paktën nëntë vite jetëgjatësi: një jetë pa kufizime dhe dhimbje. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim 10-vjeçar, i kryer në Britaninë e madhe dhe ShBA, që ka shqyrtuar të gjithë faktorët socialë dhe ekonomikë që qëndrojnë pas arsyeve përse njerëzit bien në shëndet të keq ndërsa plaken.

Sipas kërkuesve, pabarazitë socio-ekonomike në jetëgjatësi, ishin të ngjashme në të gjitha moshat në Angli dhe ShBA, por avantazhet më të mëdha socio-ekonomike në të dyja vendet, i kishin të pasurit.

Ndërsa jetëgjatësia është një indikues i dobishëm i shëndetit, cilësia e jetesës me kalimin e viteve është thelbësore në përcaktimin e shëndetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në studim, njerëzit u ndanë në dy grupe, bazuar në pasurinë e tyre. Më pas u bënë krahasime mes të pasurve dhe atyre jo të pasur. Të dhënat treguan se 50 më të pasurit në Angli dhe Shtetet e bashkuara jetonin më gjatë dhe më të shëndetshëm në krahasim me ata në grupet më të varfra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?