Studimi: Në ADN e njeriut duket shenja e varfërisë

Varfëria lë gjurmë në ADN, duke modifikuar më shumë se 1500 gjene, baraz me 10% të tyre, thotë zbulimi i udhëhequr nga Northwestern University dhe i publikuar në American Journal of Physical Anthropology.

Studimet treguan se si niveli social-ekonomik ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe fillimin e shumë sëmundjeve.

Studimet gjithashtu treguan se gjenet e përfshira rregullojnë, ndër të tjera, përgjigjen imune dhe zhvillimin e sistemit nervor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi i kërkuesve, i udhëhequr nga Thomas McDade, ishin shumë të habitur që gjetën kaq shumë rajone të ADN-së, rregullimi i të cilave është i lidhur me nivelin social-ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zbulimi ka gjetur një mekanizëm, përmes të cilit varfëria ka një ndikim të qëndrueshëm në një gamë të gjerë të sistemeve dhe proceseve fiziologjike, në veçanti, varfëria ndikon në shtimin e molekulave specifike në gjenome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së gjeneve në një proces të quajtur methylation DNA”, thotë McDade.

Studime të mëtejshme do të duhen për të kuptuar të gjitha pasojat që ka gjendja social-ekonomike për shëndetin, por shumë nga gjenet e zbuluara janë përfshirë në reagimin imun ndaj infeksioneve, zhvillimit skeletor dhe zhvillimit të sistemit nervor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?