Studimi: Vajzat pëlqejnë më shumë “psikopatët” sesa djemtë e mirë

Vajzat janë më të tërhequra ndaj psikopatëve.

Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i bërë nga Universiteti Brock dhe Carleton në Kanada që si qëllim kryesor kishte studimin e lidhjes mes dëshirës dhe psikopatisë në marrëdhëniet dashurore.

Kështu, doktori i shkencave Kristopher Brazil rekrutoi 46 meshkuj të moshave nga 17 deri në 25 vjeç. Një asistente e tij i intervistoi të gjithë me video, ndërsa i pyeste se çfarë u pëlqen që të bëjnë në takimin e parë dhe se çfarë ata shohin si të rëndësishme në një lidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

46 meshkujt u mbikëqyrën gjithashtu nga studiuesit për të analizuar tipare të psikopatisë në personalitetin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas videot e filmuara iu treguan 208 femrave të cilat zgjodhën të preferuarit e tyre në bazë të sa tërheqës ishin, sa besim kishin në vetvete etj.

Kështu, studimi i botuar në Evolutionary Psychological Science, zbuloi se vajzat pëlqenin më shumë djemtë që ishin deri diku ‘psikopatë’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?