Studiuesit ”zhvendosin” origjinën e çokollatës

Studiuesit shprehen se të parët që kanë “zbuluar” çokollatën, kur prodhuan pije aromatike të hidhura me kakaon, që në fillim të vitit 1900 para Erës sonë, ishin qytetërimet ”Olmek” dhe ”Aztek” të Amerikës Qendrore.

Së fundmi, disa qeramika 5.300-vjeçare të sapozbuluara, e zhvendosën vendlindjen e kakaos në Ekuador. Aty hodhën rrenjë pemët e para të kakaos, Theobroma, dhe po aty njerëzit shfrytëzuan farat e saj për qëllime kulinare dhe ceremoniale.

Zbulimi ndodhi kur studiuesit vunë në dukje, se enët që përdornin njerëzit në komunitetin Majo-Çinçipe në Amazonë, ngjanin si poçet me kakao të popullit Maja. Ato ishin përdorur edhe për ta ruajtur kakaon.

Këto enë u gjetën si në shtëpi ashtu dhe në varre, ndaj kakaoja përdorej si një dhuratë për të vdekurit, si dhe një ushqim pluhur, dhe ndoshta për të bërë një pije të nxehtë me kakao.

SHKARKO APP