Sulmi ndaj RTV Ora – Solidariteti mes gazetarëve do t’i japë fund propagandës e dhunës së pushtetit

RTV Ora ka zgjedhur të jetë në krah të qytetarëve në 14 vitet e ekzistencës së saj. Nën presione të vijueshme nga pushtetet, që iknin e vijnë, RTV Ora zgjodhi t’i shërbejë interesit publik.

Por në vijim të punës së saj, tetori i 2018 do të sillte edhe shqetësime e probleme të tilla, të cilat vështirë se do të shfaqeshin në media të tjera:

https://www.youtube.com/watch?v=EY_9cqjdZp0
https://www.youtube.com/watch?v=TQIvhJMlBD8
https://www.youtube.com/watch?v=bPfeKbvZ66A

Që prej 2009 IPR Marketig dhe RTV Ora kanë sjellë në çdo palë zgjedhje sondazhe serioze, të besueshme e që në finale kanë rezultuar të sakta nga rezultatet zgjedhore. Këtë bëri edhe për votimet mono-partiake të 30 qershorit 2019.

Dy vitet e fundit RTV Ora ishte ndër të paktët ekrane që i dha zë artistëve që kundërshtonin shembjen e Teatrit kombëtar, por edhe investigimeve mbi procedurat e zgjedhura për shembjen e tij. Kronikat denoncuese mbi abuzimet e autoriteteve kanë qenë e mbeten të përditshme.

Rastet kur qytetarët u lanë në çadra për muaj me radhë pas tërmetit të nëntorit u pasqyruar pa censurë në ekranin e RTV Ora. Edhe vështirësitë e mëdha të qytetarëve dhe bizneseve që hasën nga izolimi për shkak të pandemisë së Covid u pasqyruan në ekran.

Në kohë të ndryshme, duke nisur nga tetori i vitit 2018, kur problematikat e administratës vendore u shtuan e për këtë u pasqyruan në RTV Ora, Kryebashkiaku Veliaj ka kërcënuar nëpërmjet mesazheve, duke kërkuar heqjen e kronikave dhe linqeve denoncues në ekranin dhe web-in e RTV Ora e Ora News.

Publikimet e bëra nga gazetarët dëshmojnë kërcënimet dhe fyerjet në adresë të pronarit, ish-drejtoreshës së lajmeve Beti Njuma dhe gazetarëve të tjerë.

Në kulmin e pandemisë, shqetësimet e organizatave ndërkombëtare mbi lirinë e medias në Shqipëri kishin arritur kulmin. Raporti vjetor i platformës për siguri të gazetarëve të Këshillit të Evropës, për herë të parë i dedikoi një kapitull të veçantë Shqipërisë, duke cituar rreziqet dhe përkeqësimin e lirisë së medies.

Edhe Reporterët pa Kufi e renditën Shqipërinë disa vende më poshtë, e fundit në Ballkan dhe e 84-ta në renditjen e Indeksit të Lirisë. Në këtë klimë, rënduar edhe prej masave anti-covid, RTV Ora u gjobit sepse kishte shkelur aktin normativ mbi distancimin social, masa këto shpërpjesëtimore në raport me media të tjera, që nuk u ndëshkuan. U kërkua madje mbyllja e transmetimeve për një kohë të pacaktuar.

Përplasjet mes pushtetit dhe presidentit të RTV Ora përfunduan edhe përballë drejtësisë në SPAK, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënoi për heqje nga puna të njerëzve pranë Presidentit të Yldon Media Group, si dhe akuzoi se kjo media ka shantazhuar e vendosur gjoba.

https://www.youtube.com/watch?v=4my-Ajx_zHU

Në SPAK Erion Veliaj refuzoi të shkonte, ndërsa Z. Ndroqi depozitoi dy padi për shpifje ndaj kryebashkiakut, duke e ftuar në përballje ligjore në institucionet e reja të Drejtësisë.

https://www.youtube.com/watch?v=fkG0vJMQ8S8

E teksa pritej vendimi i SPAK për kreun e bashkisë së Tiranës, në mbyllje të sezonit televiziv.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një njoftimi për shtyp më 3 gusht 2020, bëri të ditur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, përfshirë mediat “Ora News” dhe “RTV Ora”.

Në deklaratë theksohet se Ndroqi është i përfshirë në aktivitete kriminale duke u bërë kështu pjesë e gjykimit sikurse e parashikon ligji antimafia.

Menjëherë pas njoftimit për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë mbërritur të armatosur në ambientet e televizionit ORA News.

https://www.youtube.com/watch?v=oroPbpnf-Iw

Ky akt u dënua nga organizatat vendase dhe të huaja të cilat e kanë cilësuar vendimin ndaj RTV Ora si sulm të pastër politik.

https://www.youtube.com/watch?v=sSsN1EDHkS0
https://www.youtube.com/watch?v=3Xl-RIQFXJc

Ndërsa pritet që drejtësia të flasë për këtë çështje, RTV Ora ka nisur sezonin e ri nën sekuestrim, duke i lënë drejtësisë zbardhjen e plotë të së vërtetës mbi pronarin e saj.

Ndërkohë që Shqipëria ka hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ndër më të ashprat në historinë e pluralizmit shqiptar, shefja e organizatës Reporterët pa Kufij Pauline Adès-Mével, në deklaratën e saj mbi sulmet dhe sekuestrimin e RTV Ora e Ora News do të theksonte: “ procedurat ligjore kundër presidentit të Yldon Media Group, nuk duhet të kërcënojnë linjën editoriale dhe pavarësinë e gazetarëve. Në pritje të zgjedhjeve të përgjithshme të pranverës është më thelbësor se kurrë respektimi nga ana e autoriteteve të pluralizmit mediatik, duke lejuar shprehjen e të gjitha këndvështrimeve, edhe atyre më kritike”.

SHKARKO APP