Takimi i Ohrit, 3 pyetje nga Gjeneral Ahmetaj për Vuçiç

Gjeneral Piro Ahmetaj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar për takimin trepalësh në Ohër, ku shtron edhe 3 pyetje për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. ”Mbas ”dështimit me sukses” të projektit të ndryshkur & përpjekjeve diabolike të Ohrit, për shengenizimin/sllavizmin e ballkanit”, po ri-përsëris 3 pyetje për Presidentin Vuçić, këshilltarët, gjeneralët e Beogradit zyrtar”. Nga ana tjetër, i dërguari special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, shprehu shqetësimin për praninë e pajisjeve ushtarake ruse në Serbi dhe theksoi se nëse Beogradi blen pajisje ushtarake ruse, kjo do të rrezikonte të impononte sanksione speciale mbi të.

Postimi i plotë

Mbas “dështimit me sukses” të projektit të ndryshkur & përpjekjeve diabolike të Ohrit, për shengenizimin/sllavizmin e ballkanit”, po ri-përsëris 3 pyetje për Presidentin Vuçić, këshilltarët, gjeneralët e Beogradit zyrtar:

1. Cilin vend/Komb në rajon kërcënon Serbia?

2. Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia?

3. Dhe pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avjon MiG-29 (ekijvalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për Vitin 2019 ( = 6 vjet shpenzimet e mbrojtjes së RSH), etj?? 

Si expert, mendoj se 3 pyetjet e mësipërme nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të ndriçuara, për tu përgjigjur edhe nga qytetarët e rajonit? Kam më shumë se 5 vjet, që nuk kam marrë pêrgjigje dhe ripërsëris thirrjen: “Stop- Rikthimit të ballkanit te armët, projektet famëkeqe dhe mëndjet e ndryshkura”? Nuk mjaftojnë fjalët të shprehim mirēnjohjen për vëmëndjen konstante dhe mbeshtetjen e SHBA! Pa koment, vjen reagimi Matthew PALMER për këtë subjekt.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP