Taktikë e zgjuar, arsyeja misterioze pse polici prek makinën tuaj kur ju ndalon

Çdo person që disponion një makinë dhe qarkullon me të për nevoja personale apo arsye nga më të ndryshmet, i ka qëlluar së paku njëherë të vetme të ndalohet nga policia rrugore për t’iu nënshtruar kontrolleve rutinë herë për dokumentacion, herë për identifikim apo shkelje të rregullave që parashikon “Kodi Rrugor”.

Edhe pse duket sikur në fakt është thjesht rastësore, pse efektivët e prekin mjetin tuaj nuk është e tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë.

Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu.

Sipas The Law Dictionary, policët e kanë patur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë. Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve. Policët linin shenjat e gishtave në një pjesë të makinës, kryesisht tek pjesa sipër vendit të shoferit, për të dëshmuar se X-polic kishte kontrolluar makinën.

Në rast se polici zhdukej për shkaqe të pazbuluara, makina e ndaluar kishte dyshime etj, shenjat e gishtave të lëna në makinë ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të tilla.

Tjetër arsye lidhet me “presionin” ndaj shoferit. Një qëndrim i tillë krijon idenë se polici po kontrollon çdo lëvizje tënden me kujdes, ndaj ta harrosh se mund t’i bësh bisht.

Tani nuk e dimë me siguri nëse policët në vend e kanë ditur këtë taktikë, por me gjasë duhet të kenë dëgjuar.

SHKARKO APP