“Të dielën në dasmë, të hënën në punë”, studenti-ministres: Llokume nuk morëm

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilluan një takim me studentët në kuadër të programit kombëtar për praktikat e punës. Një praktikant, teksa mori fjalën për të treguar eksperiencën e punës në administratën publike përfitoi nga rasti për të uruar ministren Shahini e cila mbrëmjen e djeshme i dha fund beqarisë ndërsa sot u paraqit në punë. Ai e uroi për martesën, ndërsa tha se do të jetë në pritje të llokumeve. “Të trashëgohesh. Nga dasma ke ardhur këtu në mbledhje. Llokume nuk morëm, por po presim”, tha ai.

Pjesë nga biseda mes të tyre:

Studenti: Zonja ministre të trashëgoheni, llokume nuk morëm. Mbetemi në pritje.

Rama: Dakord ti do llokume është e qartë. Nga ishe ti? E qartë. Përveç llokumeve, ndonjë kafe pa sheqer ka këtu?

Shahini: Kur të flisni na thoni edhe ku keni studiuar.

Rama: Që të dimë ku të çojmë llokumet.

Shahini: Faleminderit për urimet!

SHKARKO APP