Të drejtosh duke mësuar

Nga Marjola Llanaj*

Muaji i Hapur i KLSH-së, nga datat 6 nëntor-11 dhjetor, i cili kishte për objektiv shtimin e komunikimit dhe ndërveprimit të KLSH-së me qytetarin, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në aktivitetet dhe tryezat e rrumbullakëta, sigurisht u mbyll  me larmi aktivitetesh të cilat në fakt nuk kalojnë pa u vënë re, jo vetëm nga publiku i gjerë i cili është pjesë e tyre, por në fakt, dua të ndalem në atë çka mbeti tek unë si auditues i këtij institucioni.

Si pjesëmarrëse e një pjese të këtyre aktiviteteve, nga forumet teknike të tyre e deri te pjesa sociale, isha aty, dëgjoja, mësoja, vëzhgoja dhe interpretoja perceptime të ndryshme që mbeteshin tek unë, herë mendoja me zë të lartë dhe shpesh si audites, pa ju shmangur “sëmundjes profesionale” ngrija pyetje brenda qenies time.

Dhe kryesoja ishte: Si arrin lidershipi i KLSH të drejtojë në fusha shumë dimensionale, këtë institucion, dhe të jetë protagonist i vazhdueshëm në arenën komplekse të këtij vendi të vogël i cili gjithmonë mbetet mes “shtrëngata mendjesh” dhe trafiku të lartë “lidershipi”, ku të gjithë japin mendje e ngrenë teori por pak ose aspak vepra konkrete?

KLSH në fakt nuk është institucion aq “ i kollajtë ” për tu drejtuar lehtësisht, pasi është në antagonizëm të vazhdueshëm me një pjesë të mirë të aktorëve të këtij vendi, kjo për shkak të rolit kushtetues që ka dhe në respekt të ndarjes së pushteteve të një vendi demokratik.

Dhe pyetjet pasojnë njëra tjetrën: Si të udhëheqësh në një terren kaq të vështirë, me një kulturë jo fort “punëdashëse” ku të gjithë mendojmë se dimë diçka dhe vetëkënaqemi se është mjaftueshëm? Si të arrish të bësh diçka mirë? Pa rënë ndesh me rregulla të pashkruara të një kulture të kahershme dhe pa i përkeqësuar gjerat?

Shpesh kam dëgjuar teori mbi mënyrën e të udhëhequrit. Disa thonë “udhëhiq duke dhënë shembull”, të tjerë thonë “udhëhiq duke ndjekur” dhe përsëri të tjerët thonë “udhëhiq duke qëndruar jashtë” pa i përfshirë drejtpërdrejtë në atë çka drejton.

Mesa duket praktika ka treguar se çfarëdo që të zgjedh lidershipi, gjithmonë do jetë duke udhëhequr. Rezultati është krejtësisht i ndryshëm, bazuar në filozofinë që zgjedh. Faktikisht, qëndron diçka e vërtet në gjithë këtë dhe shembuj ka mjaftueshëm dhe në këtë vendin tonë të vogël me lidership me shumicë.

Në mënyrë modeste, si një person me një përvojë mesatare në punë, (18 vjet punë) preferojë versionin e udhëheqjes duke mësuar. Pra një lidership i cili “Tërheq karrocën bashkë me punonjësit e vetë”, mëson me ta, sjell ide të reja dhe i vë në jetë.

Mendoj se në Shqipëri duhet të ekzistojë dhe pranohet kultura  : Të udhëheqim, fillimisht duhet të mësojmë, të marrim dijet dhe mençurinë që ne do të ndajmë patjetër me të tjerët. Të mësuarit na shtyn përpara dhe na lejon të bëjmë gjëra të reja.

Por qenia njerëzore ka tendencën të mësojë më pak duke u rritur. Shkenca na tregon se në fakt, truri ynë zvogëlohet me rritjen e moshës.

Truri i njeriut rritet gradualisht në uterus dhe më pas ngadalësohet (megjithëse vazhdon të rritet në një shpejtësi që nuk e “vëren”) deri në moshën 8 vjeç, ku në këtë pikë ndalon.

Ne humbin rreth 90% të lidhjeve të neuroneve deri në moshën madhore.
Çfarë ndodhë gjatë rritjes së brendshme është procesi në kalimin nga memorizim në teorizim. Truri është një makineri parashikimi. Për të bërë parashikime, fillimisht duhet të marrim pjesë të mëdha informacioni, dhe më pas ta përdorim për të marrë vendime. Fëmijëria jonë është shpenzuar duke mbledhur dije; vitet tona të mesme janë vitet kur ne ndalojmë së mbledhuri dije vazhdimisht, disa nga ne pengojmë artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë. Studime të përsëritura tregojnë që njerëzit mesatarisht mendojnë që janë mbi mesataren nga niveli i dijes që kanë. Pra me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë mendojnë se janë shumë më të zgjuar seç ata janë në të vërtetë.

Është kjo lloj arrogance, që na bën të mendojmë se ne dimë diçka, që na pengon të mësojmë vërtetë. Kur ne ndalojmë së mbledhuri dije vazhdimisht, disa nga ne pengojmë artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë.

Pse e bëra gjithë këtë parantezë dhe ju drejtova shkencës, dhe jo mendimit tim, jo pa qëllim. Dhe arsyet do ti rendis.

Kur lidershipi i KLSH-s z. Bujar Leskaj erdhi si Kryetar i KLSH-së, paraqiti një platformë në Komisionin e Ekonomisë, shumë ambicioze dhe me ide. Të parët që shprehen mosbesim se mund të arrinte  diçka nga ajo platformë ishim ne punonjësit e KLSH-së, megjithëse dyshues pak, për shkak të grintës dhe karakterit të një vlonjati tipik.

Punonjësit e KLSH-së ishin në fazën e arrogancës, ku shumica prej nesh mendonim se ne dimë diçka, dhe kishim ndaluar të mësuarin e vërtetë, Ne kishim penguar artificialisht aftësinë tonë për të mësuar vërtetë.

Por këmbëngulja dhe karakteri i z. Leskaj na vërtetoi mjaftueshëm me vepra se filozofia e lidershipit të tij ishte :të drejtosh duke mësuar.

Studio lexoi dhe përzgjodhi literaturën më të fundit bashkëkohore të auditimit, që nga manualet e auditimit sipas llojeve të tyre deri te historiku i KLSH-së, dhe i konkretizoi në Libra.

Vetëm  për vitet 2012-2016, ka një kolan botimesh e cila ka arritur në fund të vitit, muaji tetor 2017, në 78 tituj, nga vetëm 12 botime modeste të periudhës 1992-2011. Nuk përbën sasia asnjë tregues për librin, por personalisht vlerësoi faktin e dashurisë ndaj Librit, i cili për mua është jetë, frymëmarrje, liri mendimi, kulturë dhe vlerë e shtuar për çdo njeri dhe çdo institucion që investohet në të bërit libra. Dhe ne që mendonim se dinim diçka , lexuam dhe mësuam  rrugë të reja mendimi dhe veprimi të punës që bënim.

Nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe me SAI-t partnere në Evropë  u realizuan trajnime intensive të stafit, duke rritur kapacitetet audituese dhe bashkëpunuar sidomos në dy vitet e fundit, në kryerjen e auditimeve paralele dhe të përbashkëta të performancës me SAI evropiane të zhvilluara dhe me SAI-t e rajonit dhe u vumë përballë paneleve të kolegëve tanë , ishte pasqyra e vërtetë për ne, dhe pamë që mendonim larg asaj që aspironim.

 Me një punë të vazhdueshme dhe ide të reja u bë e mundur rritja e profilit publik të KLSH-së duke  kuptuar, misionin, vizionin dhe rolin e tij në shoqëri, dhe kryesorja për të forcuar besimin e qytetarëve tek institucioni. Nëpërmjet promovimit të rezultateve të auditimit të KLSH tek opinioni publik u përcollën rezultatet dhe dobitë e institucionit në përmirësimin e qeverisjes, përmes luftës kundër korrupsionit.

Dhe sigurisht nuk mund të lë papërmendur  pjesëmarrjen e audituesve në median e shkruar  e cila në fakt për shumicën prej nesh është “zonë jo fort e rehatshme”, pasi jemi audites të cilët profesionalisht “të sëmurë” me idenë që ne flasim vetëm nëpërmjet raporteve tona. Por kjo iniciativë hapi dhe zhvilloi një këndvështrim më të gjerë për audituesit duke mos i mbyllur në guaskën e profesionit, por të japin opinione mbi situata të cilat janë shqetësuese për cilin do prej nesh në këtë vend.

Nuk dua të zgjatem shumë me shembuj konkret mbi vërtetimin e asaj çka unë perceptoj dhe e gjejë në Lidershipin e institucionit tim. Sigurisht do të ishte utopike të them se është perfeksioni vetë, por mënyra e të udhëhequr duke mësuar, mendoj se është e duhura.

Dua ta mbyll duke  cituar një letër të shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni drejtuar një mikut të tij. Në letër Ajnshtajni ndër të gjithë njerëzit e quan veten e tij “shumë injorant”. Dhe nuk e thoshte kot. Ajnshtajni po i shkruante privatisht mikut dhe kolegut të tij dhe pranon që ai nuk kuptonte, ndër të gjitha, një problem fizike. Mendja më e zgjuar dhe brilante në Tokë, në atë kohë i thotë kolegut të tij që mënyra e vetme fitimprurëse është që ti ashpjegonte idenë si të ishte një nxënës i ri që nuk dinte pothuajse asgjë. Ajnshtajni!  Besoj se do të na vlente të gjithëve të mbanim mend që jemi të paditur.

Ne të gjithë mund të mbetemi keq dhe injorantë për injorancën tonë. Por, po sikur ne të jetonim me fjalët e thjeshta të Ajnshtajnit? Ne përulësisht do pranonim injorancën tonë dhe përqafonim gatishmërinë për të mësuar. Për më tepër, kur përpiqemi të udhëheqim ose të mësojmë, ta bëjmë këtë nga këndvështrimi i injorantëve në atë fushë dhe le të mësojmë të gjithë nga njëri tjetri. Pa thjeshtuar atë që është pa nevojë, pa krijuar komplekse të kota, ti shpjegojmë me shembuj të qartë dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si kompetentë të asaj që themi, ta konsiderojmë veten  injorantë dhe të mësojmë nga ata që kanë urtësinë dhe vullnetin për të bërë diçka të mirë. Vetëm pasi të kemi parasysh të gjitha këto, atëherë kjo do të  tingëllonte si një udhëheqje e vërtetë për mua.

*Audituese , KLSH

SHKARKO APP