Të gjitha ofendimet e Ramës ndaj gazetarëve e medias

Teksa Shqipëria pret vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen ose jo të negociatave në maj 2020, liria e mediave vazhdon të hasë probleme. Dy ligje të diskutueshme të paketës “anti-shpifje”, të cilat u miratuan nga qeveria në dhjetor paraqesin një rrezik të shtuar për lirinë e medias, lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes.

Teksa paketa anti-shpifje po shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pas këmbënguljes të ndërkombëtareve (Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, OSCE), situata në terren për gazetarët dhe median vazhdon të jetë e vështirë.

Siç është theksuar në një sërë raportesh, përfshirë në një raport të detajuar hartuar nga një delegacion i organizatave ndërkombëtare të lirisë së mediave që vizutuan Tiranën në qershor 2019, një nga çështjet më të mëdha me të cilat përballen gazetarët shqiptarë janë sulmet nga politikanët.

Veçanërisht kryeministri Edi Rama është kritikuar vazhdimisht për gjuhën e tij agresive, kërcënuese dhe abuzive të përdorur kundër gazetarëve. Pavarësisht thirrjeve për të ndyshuar retorikën, si nga organizatat ndërkombëtare ashtu dhe ato vendore, Rama vazhdon në mënyrën e tij.

Exit News ka listuar më poshtë të gjitha fyerjet me të cilat Kryeministri Rama i është drejtuar gazetarëve që prej nëntorit 2017:

Kazan

Derra

Zuzarë

Kadrinj

Derrhane

Hipokritë

Parazitë

Gënjeshtarë

Avokatë gjynahqarë të krimit

Dembelë

Armiq

Të papërgjshëm

Të palexuar

[Gazetarëve] tu vijë turp

[Gazetarët] torolisin miletin

[Gazetarët] janë shkaku i problemeve të vendit

[Gazetarët] përçojnë akuzat si tel bakri

Amplifikatorë thashethemesh

Katund mediatik

Qen

Idiotë

Të paditur

Injorantë

Flasin përçart

Kokbosh

Të pirë

“Do të ti plotësoj gjithë nevojat që ke, por më lër të ti plotësoj një nga një”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.

“Po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull”, – Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili.

“[Jeni] e papërgatitur, por edhe s’keni faj se keni fëmijë të vogël”, Rama duke folur me gazetaren Ilva Tare.

Prostituta të informacionit

Gazetat shqiptare “pengojnë aparatin tretës”

Mediat janë skandalozë

Përhapin lajme të rreme

Shkelin dhe  cenojnë dinjitetin e njerëzve nga  mëngjesi deri në darkë

Të pabesueshme

Mjegullojnë të vërtetën

Media po degradon çdo ditë

Shfryjnë mllef e helm

Pa etikë

Burimi: Exit News

SHKARKO APP