Të izoluar prej koronavirusit, familjet shkëpusin lidhjet me jashtë dhe gatuajnë në shtëpi

Në qytete sheh rëndom radhë dhe moszbatim të rregullit për parandalimin e koronavirusit. Por shumë familje kanë zgjedhur të vetëizolohen, madje edhe duke gatuar çdo gjë brenda familjes.

Që prej rastit të parë me COVID 19 shumë familje janë izoluar në shtëpi, duke respektuar rregullat për parandalimin e koronavirusit.

E tillë është dhe familja e Petrit Likës me 5 anëtarë, në zonës e Shkozës.

E zonja e shtëpisë tregon se janë furnizuar me ushqime dhe se që pas kësaj situate bukën dhe gatimet e tjera e përgatit vetë.

Këtë të enjte Nuria vendosi që për familjen të gatuajë byrek ndërsa tregon se më parë e blinin të gatshëm.

Kjo situatë ka bërë që familja të mos ulen më në kafen e lagjes por ti rikthehen asaj turke dhe pse një pjesë e familjes e kanë të vështirë të ambientohen.

Situata me koronavirusin bëri që as mbesa e vogël të mos e festojë ditëlindjen me të afërmit dhe mos e kishte tortën festive.

Në fund e zonja e shtëpisë apelon për ndihmë pasi rezervat ushqimore po i mbarojnë.

Ora News - Koronavirusi, familjet shkëpusin lidhjet me jashtë dhe gatuajnë në shtëpi

/Ora News

SHKARKO APP