Të jetosh vetëm në karantinë/ Të dhënat zyrtare, 46 mijë familje shqiptare kanë vetëm një anëtar, 1/3 në Tiranë

Izolimi në shtëpi në këto ditë emergjence ka qenë i vështirë për pjesën më të madhe të njerëzve. Për disa po rezulton edhe si periudha më e mirë e jetës për të shpenzuar kohë me më të dashurit e tyre. Por kjo situatë është shumë e vështirë për të tjerë, sidomos pë rata që jetojnë të vetëm.

Por sa shqiptarë jetojnë të vetëm?

Sipas të dhënave zyrtare, të përpunuara nga “Scan”, në Shqipëri, 6.4% e familjeve kanë vetëm një anëtar. Në total në vendin tonë raportohen 722 mijë familje. Kështu, rezulton se janë rreth 46 mijë shqiptarët të cilët këto ditë izolimi dhe emergjence po i kalojnë të vetëm.

Nga këta 46 mijë individë të cilët jetojnë vetëm, dicka më shumë se 1/3, ndodhen në Tiranë, në të 24 njësitë. Në Tiranë individët që jetojnë vetëm, numërohen në rreth 14 mijë.

Por si është totali prej rreth 46 mijë shqiptarëve që jetojnë vetëm krahasuar me Europën?

Në terma absolutë jemi vendi i parafundit, me më pak të “vetmuar”. Vetëm Mali i Zi ka lehtë më pak se ne, por me një popullsi ndjeshëm më të ulët. Madje edhe vende si Luskemburgu, apo Malta e Maqedonia e Veriut, që kanë një popullsi ndjeshëm më të vogël, numrin e personave që jetojnë vetëm, e kanë më të lartë.

Të dhëna të tjera ndërkohë, tregojnë se janë rreth 76 mijë familjet shqiptare të cilat kanë në përbërjen e tyre vetëm pensionistë.

Familjet me një anëtar

Shqipëri    46 mijë

Tiranë        14 mijë

/SCAN

SHKARKO APP