Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, ja si ta nisni ditën

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Sipas të dhënave mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë. Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës. Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.

Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë. Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm. Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat. Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

Arsyeja pse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. Kjo ndodh si pasojë e dehidratimit. Nëse në mbrëmje keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë. Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.

Sipas të dhënave njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes. Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë.

Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë. Kur vjen puna tek sheqernat, duhet që të konsumoni alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.

SHKARKO APP